Analisti Besnik Mustafaj tha sot se opinioni publik nuk mund ta perceptojë si arritje të qeverisë hapjen e negociatave me BE-në. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Mustafaj deklaroi se ka tentativa të shumta të politikës së brendshme që duan ta paraqesin hapjen e negociatave si meritë ë qeverisë Rama. Analisti tha se opinioni publik nuk influencohet.
“Rama është një altoparlant shumë i madh i rezultateve të veta. Ka një makinë propagandistike. Unë në këtë rasti drejtohen opinionin publik dhe jo Ramës. Rama ka një dëlir brenda vetes. Por kemi dy eksperienca që na japin të kuptojmë se elektorati nuk influencohet. Rasti i Pranimit të Shqipërisë në NATO ishte moment fatlum për mbrojtjen shqiptare”, tha Mustafaj.
Gjithashtu, Mustafaj komentoi vizitën e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker sot në Tiranë. Ai theksoi se ardhja e tij është një momenti i rëndësishëm për vendet e Ballkanit që janë në pritje të çeljes së negociatave për në BE, është dhe për imazhin e Juncker.
“Juncer është një nga personalitet europiane që është i vështirë për të dhënë premtime por i mban deri në fund. Kjo vizitë është e rëndësishme për Ballkanin, por edhe për Juncer, për imazhin e tij. Ai njihet si njeriu joserioz, dhe skeptiku ndaj zgjerimit. Ky është ndryshim ndaj vizionit të tij por edhe për imazhin e tij ndërkombëtar. Të gjithë atyre që arsyetojnë me shifra do u thosha që gabohen. Ballkani ka më pak se 20 milionë banorë, (vende qe s’janë pjesë e BE). Anëtarësimi në BE nuk arsyetohet në mënyrë aritmetike pasi çdo vend i BE ka të njëjtën peshë bllokuese dhe të njëjtin kapacitet bllokimi. Nuk ka votim të diferencuar. Rumania dhe Bullgaria rëndojnë në ndërgjegjen e europianë se pse u pranuan në BE. Jo pse jemi pak, por duhen plotësuar standardet. Se besoj se 25 është momenti që të realizohet BE për këto vende. Bosnja dhe Kosova janë më pas. Serbia është pjesë e një problematike me Kosovën. Nëse nuk njihet pavarësia e Kosovës, Serbia do jetë pas. Maqedonia ka hyrë në rrugën e zgjedhjes së problemave me Greqinë, por a do të vazhdojë deri në fund. Ne kemi një problem lidhur me çështjen detare me Greqinë, por janë të zgjidhshme. Ne jemi më para me Malin e Zi. Vuçic dhe Rama janë fëmijët e përzgjedhur në Bruksel. Në Bruksel arsyetohet jo kështu si tek ne. Në rastin e Maqedonisë shihet se Brukseli ka limitet e veta. Unë besoj se do hapen negociatat por duhet ta dinë të gjithë teleshikuesit që është mistifikuar shumë hapja e tyre,” deklaroi Mustafaj.