Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është çdo ditë i pranishëm në media me lopatë në dorë ku tregon se po mbillen peme në çdo cep të Tiranës. Ai në aksionin e tij për mbjelljen e pemëve është gjithmonë i shoqëruar nga personalitete të artit, kulturës dhe bizneseve në kryeqytet.
Kryebashkiaku është gjithmonë i kujdesshëm që të jetë i rrethuar nga të rinjtë dhe fëmijët që e ndjekin nga pas. Aksioni i pemëve e pengon kryetarin që të shoh dhe problemin e rrugëve që kanë shumë zona në kryeqytet.
Në zonën midis Yzberishtit dhe Astirit, kryebashkiaku ishte një vetëm një ditë më parë për të mbjellë peme i shoqëruar dhe nga fëmijët. Kryetari i bashkisë ndjek agjendën e tij publike mediatike duke vazhduar me mbjelljen e pemëve dhe duke mos i kthyer fare sytë dhe vëmendjen nga nevojat e qytetarëve për një rrugë. Veliaj deri tani ka bërë shurdhin ndaj kërkesave me shkrim të banorëve.Banorët e rrugës “Aleksandri i Madh”, detyrohen që ta ndërtojnë vetë rrugën. Këta banorë kanë paguar nga 120 mijë lek të vjetra për çdo familje për rregullimin e rrugës.
Sigurisht që këta banorë dhe këto shqetësime nuk janë në agjendën e kryetarit Veliaj. Deri sa ai është çdo ditë në media me lopatë në dorë të gjithë ata që e shohin nga larg thonë që po punon.
Pemet, Astir by Tirana Today on Scribd