Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Çudira shqiptare”/Gabimi i noteres “ngriti” dyqan brenda dyqanit (Video)

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Çudira  shqiptare”/Gabimi i noteres “ngriti” dyqan brenda dyqanit (Video)

Problemet e pronave në Shqipëri vijojnë të shkaktojnë përplasje mes  qytetarëve. Zgjidhja e tyre vështirësohet, pasi veprimet juridike kanë dhënë dokumente të ndryshme për të njëjtën pronë.

Artur Guçe nga qyteti i Korçës tregon në emisionin “Stop” se një proces i zgjatur gjyqësor i ka njohur pronësinë e truallit të dyqanit të tij, Koço Plluskës.

Për pasojë, dyqani është katandisur një rrip dhe me një pronë brenda pronës. Pas investigimit të gazetares së emisionit “Stop” rezulton se e gjithë ngatërresa ka ardhur për shkak të një gabimi nga ana e noteres Zhuljeta Mano.

“Babi im ka blerë një pronë me sipërfaqe 31.8 metra katrorë në vitin 1991. Në vitin 2002 bëhet një gjyq sepse Koço Plluska pretendon për pjesën e dyqanit. Në Gjykatën e Shkallë së Parë e fitojmë ne, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ankimohet ky vendim dhe shkon në Gjykatën e Lartë, e cila i lë në fuqi të treja vendimet, në favorin tim.

“Në vitin 2004 më hedh në gjyq pala tjetër dhe del sikur përpara fitoi pronën. Nuk e di se ç’kanë bërë e sa karta janë bërë. Ka bërë ndërtesën përpara dyqanit, që me ligj nuk lejohet. Ka zënë tokë me kangjella që unë qepenin nuk e mbyll dot. E dyta nuk reklamoj dot përpara dyqanit, që është me ligj 2 metra për strehën dhe 6 metra të bëj ndërtim para objektit tim. Këto kanë qenë fasadat origjinale dhe kjo është pjesa që ka ndërtuar ai. Ka ndërhyrë 4 metra (gjerësi) dhe 5 metra gjatësi në truallin tim!”

“Në vitin 2001 kam shkuar te Qendra Muzeale për të kërkuar një leje ndërtimi për të rregulluar çatinë se më pikonte. Mua s’ma dhanë të rregulloja çatinë, ndërsa këtij tjetrit i dhanë leje të ndërtonte godinën e madhe”.

Gjithashtu edhe Lediana Guçe ankohet për këtë fakt, sepse nga ky biznes ata sigurojnë të ardhura për të mbajtur familjen, por hapësira që iu ka ngelur bën që klientët të mos i afrohen subjektit të tyre.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Bashkisë Korçë për të pyetur për këtë çështje, ku komunikoi me Drejtoreshën e Urbanistikës.

Drejtoresha e Urbanistikës – Ka marrë miratimin nga Monumentet e Kulturës së ajo është zonë që mbrohet nga Monumentet e Kulturës. Për zonat Monument Kulture nuk veprojmë direkt ne. Merret miratimi nga Monumentet e Kulturës dhe në bazë të miratimit që bëjnë…

Gazetarja – Ju e pajisni me leje.

Drejtoresha e Urbanistikës – Ne e pajisim me leje.

Gazetarja – Po kriteret e lejes, këtë nuk kuptoj si kanë… se juve si e keni dhënë?

Drejtoresha e Urbanistikës – Në momentin që Monumentet e Kulturës, që e kanë në administrim zonën, japin OK, ne nuk kemi të drejtë të pengojmë gjë.

Gazetarja – Çdo miratim të Monumenteve të Kulturës ju e merrni të mirëqenë dhe e pajisni direkt me leje?

Drejtoresha e Urbanistikës – Pjesën më të madhe po.

Gazetarja – Nuk e studioni e prish apo s’e prish pamjen? Që ky personi hyn nga dera, dritarja, çatia?

Drejtoresha e Urbanistikës – Atë e ka parë Këshilli i Rregullimit të Territorit, që është organ vendimmarrës.

Gazetarja shprehet se në Bashkinë e Korçës mund të marrësh leje ndërtimi, mjafton vetëm të marrësh miratimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe ngre pyetjen nëse zbatohen kriteret e dhënies së lejes. Ndaj i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë, ku komunikon me Drejtorin Edvis Koki.

“Bëhet fjalë për një rast të 10 viteve më parë, kur ka patur një tjetër person, i cili ka administruar Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë. Gjithashtu dhe organet e tjera vendimmarrëse, pra Këshilli Kombëtar i Restaurimit. Ne do i referohemi arkivës tonë teknike, e cila është depozituar pranë Arkivës së Shtetit”.

Ai shtoi se qytetari duhet të bëjë një kërkesë pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë, në mënyrë që, pasi të informohen rreth çështjes së tij, t’i kthejnë një përgjigje zyrtare.

Pas vëzhgimit të problemit të denoncuesit, rezultoi se gjithçka ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor të noteres Zhuljeta Mano, e cila ka shënuar në kontratën e shit-blerjes së truallit një kinkaleri tjetër që kufizon dyqanin e familjes Guçe.

Gazetarja së bashku me Artur Guçen iu drejtuan zyrës noteriale, ku diskutuan me të birin e Zhuljeta Manos, pasi kjo e fundit ndodhej në Amerikë.

Djali i noteres – Po ç’dy kinkaleri? Ka aty kinkaleri, aty faktikisht?

Qytetari – Po s’ka.

Djali i noteres – Një kinkaleri është?

Qytetari – Po.

Djali i noteres – Po duket që është bërë gabim se s’mund të jetë edhe në veri kinkaleria edhe në lindje. Ky mund të jetë një gabim njerëzor i mamasë, e ka bërë …

Qytetari – Ajo …

Djali i noteres – Këtu është vënë dy herë kinkaleria, në vend të kinkalerisë… se kjo duket që është bërë gabim, sepse është edhe në lindje edhe aty. E ka bërë …

Qytetari – Nga kjo është kapur ai.Pra, një gabim i noteres në kontratë ka shkaktuar që gjykatat të vendosin një dyqan brenda dyqanit.

Tags: BrendacudiradyqandyqanitgabiminoteresshqiptareVideo

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
Bregdeti i Kavajës/Grabiten 36 ha tokë, të përfshirë pushtetarë e politikanë

Abuzimet në Spille/Biznesmeni në arrati: Denoncova rastin në vitin 2017

Çmendet i riu, fut kotelen në sobën e nxehtë (Video)

Çmendet i riu, fut kotelen në sobën e nxehtë (Video)

Video/Jetë si në filma, Florian Marku rrëfen të shkuarën

Video/Jetë si në filma, Florian Marku rrëfen të shkuarën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

by mirseda
11:00 | 10/03/2026
0

Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho: Të nderuar qytetarë! Cmimi i naftës është...

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike

10:40 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com