Hapja e negociatave për Shqipërinë mbetet një sfidë e re për vendin, po lind pyetja se një proces i tillë a do të ndodhë? Një zyrtar i CDU e ka dhënë një sinjal me tone negative, teksa foli nga Tirana. Por deklaratat e deputetit të CDU, Thorsten Frei mund të mbështeten edhe nga të tjerë.
Gjermania, e cila duhej të ishte në krye të përpjekjeve për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duket se po heziton.
Sipas të përditshmes britanike, Express, e njohur për qëndrimet e saj të ashpra ndaj BE, Gjermania dhe disa vende të tjera hezitojnë që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.Gjermania ndodhet në mes të një krize të rëndë politike. Ndarjet mes BE u zbuluan gjatë një takimi në Bullgari javën e kaluar, raporton Express. Por ndërsa Gjermania po heziton, Hungaria është për anëtarësimin e shpejtë, madje thotë se viti 2025 është vonë. Komisioni Evropian planifikon që të japë një ndihmë sivjet prej 1 miliardë euro për para-anëtarësim.Ndërkohë të dielën nis një vizitë në rajon edhe vetë presidenti i KE, Zhan Klod Juncker.