Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Patatja flaket në rrugë, Rama “mburret” me shitjen e frutave

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Patatja flaket në rrugë, Rama “mburret” me shitjen e frutave

Shqipëria shtrihet në pozita të frytshme gjeografike, ndërsa ajo që vihet re është  moszbatimi efektiv i mekanizmave të eksportit apo rritjes së prodhimit të kulturave bujqësore. Kujtojmë këtu  se tregu i fruta perimeve është një sektor që në dy vitet e fundit ka rritur aktivitetin prodhues,  por ende mbetet problem gjetja e tregut dhe shitja e tyre.

Në të dhënat e publikuara nga INSTAT thuhet  se eksportet e fruta perimeve janë rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë sektori  i bujqësisë në Shqipëri mbetet ende larg standardeve. Problemi më i madh i rritjes së prodhimit  mbetet fragmentarizimi i sektorit dhe jo bashkëpunimi në nivel më të gjerë.

Pavarësisht se kryeministri Rama ka theksuar se sektori i bujqësisë do të ketë një rritje të konsiderueshme, realiteti është krejt tjetër pasi fermerët flakin prodhimet në rrugë, pasi mungon tregu për ta.

Kujtojmë  se kultura e rritjes dhe prodhimit të patates në dy rajone kryesore të vendit si në Kukës dhe në Korçë hasin probleme të përvitshme në shitjen e kësaj kulture.Prodhimi bujqësor vendas vijon të vuaje fragmentarizimin e lartë të tokës dhe mungesën e theksuar të mekanizimit, por përparësitë që jep pozita gjeografike dhe klima i kanë rritur dukshëm eksportet e fruta dhe zarzavateve dy vitet e fundit.

Më 2017 për herë të parë që nga liberalizimi i tregtisë me jashtë, eksportet e fruta perimeve ishin 14 për qind më të larta se importet e këtij grupi. Rritja me ritme dyshifrore vitet e fundit ka bërë se, tregtia me jashtë në këto produkte të jetë me suficit me 2017.

Sipas INSTAT, eksportet e frutave dhe zarzavateve arritën në 9.6 miliardë lekë me një rritje 21 për qind nga viti 2016. Ndërsa importet arritën  në 8.3 miliardë lekë me një rritje prej 0.2 për qind kundrejt vitit 2016. Si importet dhe eksportet kanë ardhur në rritje që nga viti 2012, por shitjet jashtë vendit janë rritur me ritme më të shpejta.

Në pesë vitet e fundit eksportet e frutave dhe zarzavateve janë pesëfishuar, nga 1.8 miliardë lekë më 2012 në 9.6 mld lekë në 2017. Ndërsa importet janë rritur në pesë vite me 11 %.

Rritja e eksporteve në këto artikuj ka shënuar presion në tregun vendas, i cili shpesh herë ka reflektuar me shtrenjtim të çmimeve.Mungesa e standardit në varietete dhe kultivimi i tyre nga njësitë fermerë në sipërfaqe në më pak si një dynym nuk garanton fitime për kultivuesit.

Në Verri të Fieri, në zemrën prodhuese të vendit fitimet për një dynym me domate qenë vetëm 20 mijë lekë vitin e kaluar. Kostot për një dynym serë domate arritën në rreth 80 mijë lekë, teksa të ardhurat nga shitja nuk ishim më shumë se 100 mijë lekë. Tregu nuk është garantuar dhe mungojnë kontratat e shitjes, shpesh ndodh që prodhimi të mos justifikojë kostot.

Por pavarësisht kësaj situate, perimet nga serat në Shqipëri mbeten një nga produktet me leverdi. Mirëpo që investimet të finalizohen, duhet që të sigurohet një sipërfaqe më e madhe toke sesa përpunojnë fermerët aktualisht. Duke kultivuar perime, më e pakta, fermerët do të mund të sigurojnë një pjesë të nevojave të veta për ushqime.

Familjet fermerë në Fier llogarisin se nuk ka asnjë fisibilitet në sera në më pak se 5 hektarë. Por për Ministrinë e Bujqësisë, për të filluar një biznes në bujqësi, duhen së paku 20 hektarë, teksa mesatarja e fermave bujqësore aktualisht nuk është më shumë se 1.2 hektarë.

Tags: flakëtfrutavemburretpatatjaramarrugeshitjet

TË LIDHURA

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës
Politikë

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës

21:01 | 31/03/2026
“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike
Politikë

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

20:26 | 31/03/2026
Next Post
Foto/ Nëna vret fëmijën, i hedh pilula anti-depresive në qumësht

Foto/ Nëna vret fëmijën, i hedh pilula anti-depresive në qumësht

Sqarohet Skënderbeu: Ekziston hipoteza e trukimit individual

Sqarohet Skënderbeu: Ekziston hipoteza e trukimit individual

Arrestime zyrtarësh në Kavajë e Rrogozhinë, kryebashkiakut i bllokohet pasaporta

Arrestime zyrtarësh në Kavajë e Rrogozhinë, kryebashkiakut i bllokohet pasaporta







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com