Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Komision Hetimor/PS “shet” Tahirin, Balla: Jemi dakord, por…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Komision Hetimor/PS “shet” Tahirin, Balla: Jemi dakord, por…

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur mesditën e sotme ka marrë në shqyrtim një kërkesë të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për rastin “Tahiri”.

Qëllimi i komisionit të kërkuar nga PD: kontrolli i ligjshmërisë së veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën akuzohet ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërhyrjeve të këtyre pushteteve në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organi i prokurorisë në hetimin penal të këtij rasti, si dhe efektet që kanë ardhur nga kjo ndërhyrje e paligjshme.

Gjatë diskutimit kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh parimisht pro ngritjes së komisionit, por shtoi se projektvendimi duhet rregulluar ligjërisht.

Balla: Parimisht jemi dakord për ngritjen e komisionit hetimor por duhen bere disa riformulime me projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor. Kërkoj disa ditë kohë që mazhoranca të shkruaj një projektvendim që të jetë i sakte ligjërisht dhe juridikisht.

Spaho: Mendoj se ka pasur kohë të mjaftueshme pasi ka më shume se një javë që është dorëzuar kërkesa. Ne do hetojmë një heshtje e ka te bej me ish-ministrin Tahiri dhe ndërhyrjet që ka bërë. Parlamenti dhe qeveria në ketë çështje. Ju doni që ketë çështje të mos hetohet dhe Saimir Tahiri të dalë i palagur.

Komisioni Hetimor

Objekt dhe çështjet që do të hetohen – (1) Roli, dijenia dhe përgjegjësia e Kryeministrit, anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërërore, veprimet apo mosveprimet e tyre, në parandalimin dhe ndëshkimin e fenomenit të kultivimit të kanabisit apo trafikimit të lëndëve narkotike;

(2) Arsyet e veprimeve dhe sjelljes së Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave në intimidimin e organit të prokurorisë mbi çështjen për të cilën akuzohet ish Ministri i Brendshëm z. Saimir Tahiri;

(3) Vlerësimi i rrethanave mbi dijeninë e Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave për veprimtarinë kriminale apo ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre shtetërore në drejtim të parandalimit të paligjshmërisë për të cilën akuzohet ish-Ministri i Brendshëm dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit;

4) verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit administrativ të Kuvendit për pengimin e organit të prokurorisë që të kërkonte në gjykatë arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm z. Saimir Tahiri, si dhe nxjerrja e provave që përbëjnë sekret hetimor nga anëtarët e Këshillit;

(5) veprimet dhe sjellja e Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave, si dhe e çdo zyrtari tjetër publik, në pengimin apo intimidimin e organit të prokurorisë që të veprojë në mënyrë të pavarur dhe paanshme në hetimin e çështjes penale ndaj ish Ministrit të Brendshëm z. Saimir Tahiri;

(6) ndërhyrjet nga organet e pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në hetimin e kësaj çështje, si dhe efektet që kanë sjellë këto ndërhyrje;

(7) evidentimi i pengesave që ka hasur organi i prokurorisë në hetimin e këtij zyrtari të lartë, nga veprime apo mosveprime të paligjshme të organeve të tjera të administratës shtetërore;

(8) ligjshmëria e ekstradimit të personit tjetër nën hetim për të njëjtën çështje dhe efektet që sjell ky ekstradim në ushtrimin e ndjekjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm;

(9) rreziqet që paraqiten për hetimin e pavarur, të shpejtë, efikas dhe të gjithanshëm të kësaj çështje, dhe mjetet që duhet të përdoren për eliminuar në mënyrë kushtetuese dhe ligjore këto rreziqe;

(10) vlerësimi mbi nevojat e organit të prokurorisë, për burime financiare dhe njerëzore, për hetimin e plotë, të pavarur dhe të paanshëm, të kësaj çështje, si dhe verifikimi nëse këto burime janë vënë në dispozicion.

Tags: balladakordHetimorJemikomisionPSshetTahirin

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Next Post
“The Sun”, artikull të gjatë për koncertin e Rita Orës

“The Sun”, artikull të gjatë për koncertin e Rita Orës

Abuzimet për “Tiranë-Elbasan”, Haxhinasto tek Krimet e Rënda

Abuzimet për “Tiranë-Elbasan”, Haxhinasto tek Krimet e Rënda

Foto/ Linda Rei nostalgjike, sa ka ndryshuar ajo

Foto/ Linda Rei nostalgjike, sa ka ndryshuar ajo

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com