Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Bishti i kavallit”/Luan Rama: Kryeministri ka lajthitur, i duhet treguar fundi

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Bishti i kavallit”/Luan Rama: Kryeministri ka lajthitur, i duhet treguar fundi

Deputeti i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Luan Rama ka reagur në profilin e tij Facebook lidhur me shprehjen e Kryeminisrtit Edi Rama “fundi i bishtit të kavallit” duke thënë se “Zotit Kryeministër duhet t’i tregojmë kavallin”

Sipas tij Kryeministri ynë i ka fyer qëllimisht drejtuesit e fakulteteve dhe jo vetëm, duke u thënë që “ju jeni fundi i bishtit të kavallit”

“Nuk u besova veshëve në atë moment kur e dëgjova këtë krahasim,dhe mendova se ishte një lapsus i tij dhe jo nje lajthitje e Kryeministrit tonë”-u shpreh ndër të tjera deputeti i LSI.

Reagimi i plotë:

“Pasi e cilësoi Akademinë e Shkencave agjenci funerali, pasi mediat e vendit të vet që e pasqyrojnë atë ditë për ditë e deri në neveri i quajti kazan, kryeministri ynë mblodhi Senatin e Universitetit të Tiranës për t’jua thënë në sy që “jeni bishti i fundit i kavallit”!
Teksa e dëgjova këtë “krahasim” e shikoja senatorët e universitetit tonë që dëgjonin gojëhapur ekselencën e tij, zotin Kryeministër, mendova se qe një lapsus e jo lajthitje shprehja “bishti i fundit i kavallit”, të cilën senatorët tanë universitarë nuk e vunë re, se helbete, si profesorë me një barrë mend, kishin nivelin e bisedës tek drynët e bravat e dyerve të tyre!
Mirëpo, kur të njejtin “krahasim”, i përndritshmi ynë Kryeministër e përsëriti edhe në sallën e Kuvendit në përpjekje për të ironizuar opozitën, u duk qartë se nuk ishte më një lapsus, që gjithkujt mund t’i ndodhë, po ishte lajthitje!
Sepse shprehja popullore nuk është “bishti i fundit i kavallit” siç e tha Kryeministri, por vrima e fundit e kavallit, siç e thotë populli, që i referohet kavallit si instrument popullor, i ngjashëm me fyellin, por më i gjatë e me më shumë vrima.
Sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, kavalli është fyell i madh me tytë prej druri dhe me gojëz në trajtë sqepi.
E për të mos lënë shteg për ndonjë paqartësi, po i shpjegojmë zotit Kryeministër se çfarë është fylli, që të kuptojë më mirë edhe kavallin.
Fyelli është vegël muzikore si gyp i hollë e i gjatë, prej druri a prej metali e me disa vrima, së cilës i bien duke i fryrë me gojë.
Pra, edhe fyelli, edhe kavalli janë instrumenta muzikorë popullorë të së njejtës familje, si gyp i hollë e i gjatë, gjithnjë bosh nga brenda, me të vetmin ndryshim që kavalli është fyell më i madh ose më i gjatë dhe ka më shumë vrima.
Referuar formës së tyre e faktit që nga brenda janë bosh, mënçuria popullore na ka dhënë një mori shprehjesh frazeologjike që shpesh herë perdoren si krahasim, ndër to ka edhe me tone ironizuese, stigmatizuese e shpesh herë edhe tallëse, si përshembull: shtati pyll e mendja fyell!
Për koherencë me terminologjinë e kryeministrit, meqë ai përdori kavallin, po ju sjell në vëmendje edhe një shprehje tjetër: bjeri kavallit!
Por që i përndritshmi ynë kryeministër të mos gabojë herë tjetër e të mos thotë “bishti i fundit i kavallit” në vend të  “vrima e fundit e kavallit” i duhet treguar kavalli” -shkroi Luan Rama 

Tags: Bishti i kavallitduhetfundikryeministrilajthiturluan ramatreguar

TË LIDHURA

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd
Aktualitet

Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagosen dy të rinj, një në gjendje të rëndë

09:54 | 24/02/2026
GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut
Aktualitet

GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

09:46 | 24/02/2026
Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin
Aktualitet

Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

09:40 | 24/02/2026
Next Post
Tjetër medalje ari për Shqipërinë, Izmir Smajlaj kampion Ballkani

Tjetër medalje ari për Shqipërinë, Izmir Smajlaj kampion Ballkani

1991-2018/Si dështoi Shqipëria të bëhej si gjithë Europa

1991-2018/Si dështoi Shqipëria të bëhej si gjithë Europa

Video/ Babai i lutet të birit me lot në sy: Të lutem lëre bixhozin

Video/ Babai i lutet të birit me lot në sy: Të lutem lëre bixhozin







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd
Aktualitet

Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagosen dy të rinj, një në gjendje të rëndë

by mirseda
09:54 | 24/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është...

U shtrua në spital pas një ataku në zemër, i burgosuri bën një arratisje spektakolare në Selanik

U shtrua në spital pas një ataku në zemër, i burgosuri bën një arratisje spektakolare në Selanik

09:49 | 24/02/2026
GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

09:46 | 24/02/2026
Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

09:40 | 24/02/2026
Shembjet në aksin Librazhd-Prrenjas, rëndohet situata tek Arrat e Gurrës

Shembjet në aksin Librazhd-Prrenjas, rëndohet situata tek Arrat e Gurrës

09:37 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com