Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Profil/Festa e dyfishtë për vogëlushen Pavarësie (Foto+Video)

7 vjet ago
in Të Gjitha
Profil/Festa e dyfishtë për vogëlushen Pavarësie (Foto+Video)

Pavarësia sot  ka mbushur plotë 10 vite dhe të ardhmen e saj e sheh duke e shëruar popullin, edukuar atë apo duke e argëtuar.  Në njërën nga këto tri profesione, Pavarësie Sopa nga Lipjani, e cila ka lindur pikërisht në ditën kur Kosova u bë shtet, mendon se do të përcaktohet në të ardhmen.

Si nxënëse e shkëlqyer e klasës së 4-t në shkollën Fillore “Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi  të Lipjanit, Pavarësia krenohet që ka lindur me emrin i cili ka domethënie të dyfishtë. Vajza e cila lindi më 17 shkurt të vitit 2008 në minutën e njëjtë Kur Kosova u shpall shtet, e di mirë ngjarjen që e ka karakterizuar atë ditë, ajo thotë se ishte një gëzim shumë i madh për shqiptarët e Kosovës.“17 shkurti është një festë e madhe për të gjithë shqiptarët, sepse deri tek kjo datë shqiptarët kanë vuajtur. Më 17 shkurt të vitit 2008 është shpallur pavarësia e Kosovës dhe po atë ditë kam lindur edhe unë”-tha 10-vjeçarja nga Lipjani. Pavarësia synon që të jetë nxënëse e shkëlqyeshme, ndërsa në të ardhmen veten e sheh si doktoreshë, mësuese ose aktore, pasi që ende nuk është përcaktuar.“Unë po mendoj që është mirë të jesh nxënëse e shkëlqyeshme dhe të ardhmen e shikoj se çfarë më shkon për shtati. Por, tri profesionet që më kanë lënë përshtypje më së shumti janë aktore, doktoreshë dhe mësuese”, tha Sopa.

Festën e pavarësisë, 10-vjeçarja e festoi në mesin e shokëve dhe shoqeve! Një ditë para shënimit të dhjetë vjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës, shkolla fillore “Hasan Zyko Kamberi” kishte organizuar një program festiv, ku në mesin e disa këngëve, vjershave dhe poezive pati edhe valle me këngë tradicionale. “Gazeta Blic” e ka përcjellë nga afër këtë ngjarje, nga ku sjell detajet e festës.17 Shkurti gëzim i dyfishtë për familjen Sopa

Lumturie Sopa, nëna e Pavarësisë, rrëfen se teksa po priste të bëhej nënë për herë të parë në një nga dhomat e Repartit të Gjinekologjisë në QKUK, mjekët dhe infermieret po prisnin para televizionit në një dhomë tjetër të këtij reparti, që të shohin te shpallej Pavarësia.

Në Kuvendin e Kosovës në ato momente po nënshkruhej Deklarata e Pavarësisë nga deputetët pjesëmarrës, kurse Lumturia po lindte fëmijën e parë në shtetin e Kosovës që u emërtua me emri Pavarësia.“Kur m’u tha lajmi nga mjekja Sueda Latifi – Hoxha se më ka lindur vajzë mësova se edhe Kosova u shpall shtet. Doktoresha tha se kjo vajzë lindi me emrin e saj dhe ne si prindër u pajtuam që ashtu të quhet”.

Një dekadë shtet!

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë, të dhimbshëm, përplot lot e gjak për shqiptarët e vendit që numëron gati 2 milionë banorë. Për vite e vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët u masakruan, vranë dhe vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Ndërkohë që Kosova nisi të frymojë lirshëm pas qershorit të ’99-tës, kur edhe u vendosen trupat ushtarake ndërkombëtare të NATO-së, kurse, tek në nëntor të 2005-ës, nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës.Ndërkohë që prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, vendi administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet e Përkohshme të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.  Në vitin 2007, datë 2 shkurt, i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, pasi përpiloi nga puna në teren dhe konsultimet e vazhdueshme me të gjitha palët e procesit, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd që hapte rrugë për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Më pas, u mbajtën disa raunde bisedimesh mes dy kryeqendrave të cilat edhe më tej kishin dallime të mëdha, të mbikëqyrur nga Brukseli, zyrtarë dhe kryeqendrat e shteteve aleate, dhe jo vetëm. Konsultimet dhe planet treguan se Kosova nuk e kishte të largët shpalljen e pavarësisë. Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008. Zyra Civile Ndërkombëtare mori përsipër mbikëqyrjen e zbatimit të pavarësisë. Pak ditë më vonë, një grup vendesh që njohën pavarësinë themeluan Grupin Drejtues që do të mbikëqyrte shtetin e ri. 

Plani i Ahtisaarit nuk u zbatua kurrë në veriun e banuar me shumicë serbe, ku edhe më tej nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e shtetit të Kosovës sipas planit dhe Kushtetutës së vendit.  Ndërkohë që faktori ndërkombëtarë në Kosovë vazhdoi të mbetej prezent por më i ‘lehtësuar’ nga vendimet e brendshme për vendin. Më 9 dhjetor 2008, vendin e UNMIK-ut e zuri misioni evropian për sundimin e ligjit -EULEX. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. 

 Nga marsi i vitit 2011, Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet në Bruksel për një seri çështjesh, për të cilat ende ka shumë boshllëqe dhe nënshkrime të cilat në realitet tregojnë pak vullnet për zbatime. Edhe pse këto bisedime teknike u pasuan nga ato në nivel kryeministrash e presidentësh, prapë se prapë nuk shihet ndonjë dritë në tunel për zbutjen dhe bashkëpunimin mes dy shteteve fqinje.

Përndryshe, pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës u përmbyll më 10 shtator 2012, duke u parë asobote si një mundësi e mirë për integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtare. Megjithatë, edhe në nëntë vjetorin e shënimit të Pavarësisë së Kosovës, sfidë e pandashme e shtetit më të ri që shtrihet në Evropën-Juglindore mbetet heqja e vizave, aspirata për hyrjen në NATO dhe integrimin në BE. Zyrtarisht, deri më sot, Kosovën e kanë njohur 116 shtete.

17 shkurt 2008 –  Kuvendi i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme, me 17 shkurt 2008 shpalli Kosovën Shtet i Pavarur dhe Sovran. Kuvendi shpalli Kosovën Republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jo diskriminimit dhe mbrojtës së barabartë sipas ligjit. Duke garantuar mbrojtjen dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijimin kushteve e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse. Përmes kësaj Deklarate, Kosova si Shtet i Pavarur pranon plotësisht obligimet nga Plani i Ahtisaarit, në zbatim të plot të obligimeve, përfshirë miratimin prioritet të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.  Gati një milionë qytetarë ishin në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, për të shënuar ditën e shumëpritur, Pavarësinë e Kosovës. Organizimet zyrtare përcollën agjendën nga mëngjesi i hershëm e deri në orët e vona të natës, ndërkohë që festa vazhdoi edhe për gjatë gjithë javës së ardhshme.

17 shkurt 2009

Kosova shënon vitin e parë të Pavarësisë. Agjenda e institucioneve dhe bizneseve hoteliere etj., në vend ishte e mbushur me organizime festive. Përderisa Kuvendi mblodhi deputetët në seancë solemne për nderë të një vjetorit të Pavarësisë, edhe kuvendet komunale mbajtën seanca solemne.

17 shkurt 2010

Dyvjetori i shënimit të pavarësisë së Kosovës, filloi me homazhe të mijëra qytetarëve dhe përfaqësueseve të institucioneve qendrore e lokale në Kompleksin Memorial në Prekaz. Ndërkohë sheshet ishin të mbushura me shumë qytetar që nga mesdita.

Ndërkohë, presidenti Fatmir Sejdiu vizitoi familjen e vajzës me emrin Pavarësi, e cila mbushi dy vite.

Po në të njëjtën ditë, kombëtarja e Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll, zhvilluan një ndeshje miqësore. Për këtë ditë është mbajtur edhe një seancë solemne, ku u tha se pavarësia e Kosovës është meritë e çdo qytetari të Kosovës.

Ndërkohë, policia kishte angazhime shtesë në vendet ku festohej, megjithatë nuk priste që do të ketë ndonjë incident. Kurse, muzeu i Kosovës hapi një ekspozitë kushtuar të gjithë atyre që kontribuuan për pavarësinë e Kosovës.

Festime pati edhe në Mitrovicën e jugut. Festa vazhdoi deri në orët e vona të vona me një koncert, që mblodhi shumë qytetarë në shesh.

17 shkurt 2011

Dita e Pavarësisë nisi me homazhe në Prekaz dhe tek varri i Rugovës. Gjatë ditës pati disa organizime festive në sheshet kryesore të Prishtinës, ndërkohë që Filarmonia e Kosovës mbajti koncert.

17 shkurt 2012

Dita u karakterizua nga vizitat e qytetarëve dhe të liderëve politikë e institucional në Prekaz dhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova. Ndërkohë që u përuruar e salla e re e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Në sheshet kryesore të Prishtinës u mbajtën disa koncerte gjatë ditës dhe koncerti përmbyllës në mbrëmje. Pati parakalimet të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

17 shkurt 2013

Homazhe, tashmë në mënyrë tradicionale, u mbajtën në Prekaz dhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Shkronjat e Pavarësisë ‘NeëBorn’, të cilat ndryshojnë ngjyrë dhe simbolikë për çdo vit, u ngjyrosen me të gjithë flamujt që kanë njohur Republikën e Kosovës. Kuvendi mbajti seancë solemne, ndërkohë gjatë tërë ditës u mbajtën koncerte në sheshet kryesore të Prishtinës, dhe në qytetet tjera. Veteranët e UÇK-së parakaluan në sheshin e Prishtinës. Ndërkohë u mbajt edhe parakalimi tradicional i FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

17 shkurt 2014

Dita e Pavarësisë u shënua me seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, në hollin e së cilës ndërtesë u hap edhe një ekspozitë me detaje të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Homazhe u bënë edhe në këtë vit në Prekaz dhe tek varri i Rugovës. Gjatë ditës u mbajt parakalimi tradicional i FSK-së dhe Policisë së Kosovës në sheshin kryesorë të Prishtinës, ku edhe u mbajtën disa koncerte.

17 shkurt 2015

Dita nisi me nderim të qytetarëve në varret në Prekaz dhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova. Homazhe u bënë edhe tek përmendorja e Zahir Pajazitit. U nda çmimi Azem Shkreli. Festa vazhdoi në shesh gjatë gjithë ditës ndërkohë që jehonë pati edhe panairi “Blej Shqip”. Filarmonia e Kosovës mbajti koncert të madh.

17 shkurt 2016

Shënimi i përvjetorit të tetë të Pavarësisë kaloi nën ethet e protestës së madhe të organizuar nga partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma. Protesta mblodhi mijëra njerëz në sheshin e Prishtinës, me thirrje për bllokim të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe kundër ‘Zajednicës’.  Gjatë ditës u mbajtën homazhe në Prekaz dhe tek varri i Rugovës. Ndërkohë që forcat e FSK-së dhe Policisë së Kosovës mbajtën parakalimin tradicional.

17 shkurt 2017

Shënimi i datës së Pavarësisë, nga ana e Kuvendit të Kosovës u bë një ditë më herët përmes një seance solemne. Ndërkohë që sot po mbahen homazhe në Prekaz dhe tek varri i Rugovës. Në ditën e sotme mungon parakalimi tradicional i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Kuvendi komunal i Prishtinës mbajti seancë solemne, ndërkohë që aty munguan krerët e Komunës, përfshirë kryetarin Shpend Ahmeti. Asnjë koncert nuk është paralajmëruar në qytet, edhe pse koha sot është në favor të datës festive.

18 shkurt 2018

Qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Mbahet koncerti i Xixëllonjave nga ora 14:00. Mbahet ekspozita “Kosova-nga historia në shtetësi” nga ora 16:00. Në kuadër të shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, do të prezantojnë ekspozitën e 40 Sarandave, të cilat kanë vizituar Sarandën. Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë, shfaqet filmi “Babai” i Visar Morinës. Hyrja është falas. (Kinema ABC, Prishtinë). Rita Ora do të mbajë koncert. (Sheshi “Skenderbeu”) nga ora 20:00.

Tags: dyfishtëfestafotopavaresieProfilVideovogëlushen

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Politika gjermane, hallka më e dobët e zinxhirit evropian

Politika gjermane, hallka më e dobët e zinxhirit evropian

Bill Clinton “vjen” në Kosovë: Do vdes i qetë kur të hyni në BE dhe NATO

Bill Clinton “vjen” në Kosovë: Do vdes i qetë kur të hyni në BE dhe NATO

Nga Shkodra në Lezhë/Xhafaj: S’ka kthim pas, godasim pasuritë e kriminelëve

Nga Shkodra në Lezhë/Xhafaj: S’ka kthim pas, godasim pasuritë e kriminelëve

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Trump: “Serbia dhe Kosova gati të përplaseshin në një luftë të madhe”
Sport

Trump: “Serbia dhe Kosova gati të përplaseshin në një luftë të madhe”

by mirseda
19:19 | 27/06/2025
0

Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova...

Trump komenton vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane

Trump komenton vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane

19:03 | 27/06/2025
Fifi dhe Adisi drejt ndarjes? Ja veprimi i këngëtares që ‘trazon’ rrjetin

Fifi dhe Adisi drejt ndarjes? Ja veprimi i këngëtares që ‘trazon’ rrjetin

18:59 | 27/06/2025
Taulant Xhaka, në zemrat e shqiptarëve, bëhet trajner-lojtar te FC Dardania Basel

Taulant Xhaka, në zemrat e shqiptarëve, bëhet trajner-lojtar te FC Dardania Basel

18:54 | 27/06/2025
Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm

18:51 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com