Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nuk rrënohet Skënderbeu, por futbolli shqiptar

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Nuk rrënohet Skënderbeu, por futbolli shqiptar

Për të qeshur apo për të qarë? Kjo është dilema më e madhe e sportdashësve shqiptarë.

Po me Skënderbeun ç’patën?!

Të gjithë u ndjenë krenarë me suksesin e korçarëve në Europë, pavarësisht se për kë ekip bënin tifo në kampionat.

Por duket se ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë, prandaj nuk zgjati shumë gëzimi.

Po ne shqiptarët nuk i kemi sytë në ballë? Dhe ne kemi Komision Etike dhe Disipline, kemi edhe Federatë që duhet të dënojë trukime e manipulime. Po është më bukur të të bëjë bota shembull.

Nuk ka shumë që numri një i FSHF-së u rizgjodh për të pestën herë dhe radhiste një e nga një sukseset e arritura në 16 vite.

Por nuk u diskutua asnjë dështim, asnjë hetim i bërë për trukime ndeshjesh, asnjë dënim, asnjë shembull. Kaq i pastër ishte për Federatën futbolli në Shqipëri?!

E vërteta është e zezë, Skënderbeu rrezikon 10 vite dënim nga UEFA për ndeshjet e luajtura në kompeticionet europiane, por jo vetëm.

Rreth 40 ndeshje të cilat hetohen janë të kampionatit shqiptar dhe Kupës; e gjitha përgjegjësi e Federatës.

Po kujt Federate?

Kur UEFA përjashtoi Skënderbeun nga Champions League, FSHF u mjaftua me një titull të hequr (edhe ai nuk është hequr tamam, se presim vendimin e CAS).

Institucioni i futbollit nuk ndëshkon dot ekipet për parregullsi, po pse?

Ka konflikt interesi.

Në momentin që presidenti Duka është aksionar në sponsorin kryesorë të korçarëve, duhet të dënojë veten dhe xhepin e tij, gjë që vështirë të ndodhë.

Lëvizja e parë pas publikimit të raportit të UEFA-s ishin kërcënimet me jetë, tipike shqiptare; sinjal i qartë që diçka e keqe trazohej në këtë çorbë të madhe dhe provohet zgjidhja më e thjeshtë, e mbylljes së gojës.

Për ironi të fatit ky raport i përpiluar në detaje, vjen në 7 shkurt; dita e madhe për futbollin shqiptar me rizgjedhje të Armand Dukës president të FSHF-së.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, japin urimet e përzemërta për këtë rizgjedhje dhe FSHF nuk nguron t’i publikojë si suksese.

Me kaq shumë ndeshje të manipuluara në kampionatin shqiptar, shqetësimi nuk ngelet Skënderbeu, apo fati i tij.

Shqetësimi i vërtetë është se rrënohet i gjithë futbolli shqiptar, me aq shumë ekipe të përfshira në këtë hetim.

Rrënohet Federata Shqiptare e Futbollit, bie dhe imazhi i kombëtares kuqezi, që ngelet e vetmja e paprekur deri tani.

Për këtë histori të trishtë skandalesh, fjala e fundit nuk është dhënë akoma. Por vështirë të besohet se fjala që u tha e para të ndryshojë deri në fund.

Eno Leka, TIRANA TODAY

Tags: futbollirrënohetshqiptarSkenderbeu

TË LIDHURA

Vlora pa ujë, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri
Aktualitet

Vlora pa ujë, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

17:22 | 29/12/2025
Vlora 4 ditë pa ujë/ Kreu i AKUK te protestuesit: Furnizimi nis sonte në mesnatë
Aktualitet

Vlora 4 ditë pa ujë/ Kreu i AKUK te protestuesit: Furnizimi nis sonte në mesnatë

17:11 | 29/12/2025
E mashtroi dhe më pas i mori makinën, procedohet penalisht 21-vjeçarja në Tiranë
Aktualitet

E mashtroi dhe më pas i mori makinën, procedohet penalisht 21-vjeçarja në Tiranë

17:08 | 29/12/2025
Next Post
Pavarësia/Rex Tillerson: Kosova është  konsoliduar, SHBA-të do jenë aty

Pavarësia/Rex Tillerson: Kosova është konsoliduar, SHBA-të do jenë aty

Kosova çlirohet nga “Demarkacioni”, qeveria miraton marrëveshjen

Kosova çlirohet nga “Demarkacioni”, qeveria miraton marrëveshjen

Partizani rikthehet të fitojë, Disiplina iu pret “kokat” liderëve

Partizani rikthehet të fitojë, Disiplina iu pret “kokat” liderëve







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas
Bota

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

by mirseda
09:19 | 30/12/2025
0

Një garë argëtuese për ngrënien e shalqirit në Brazil u shndërrua në tragjedi, kur një burrë 37-vjeçar...

Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd–Përrenjas,

Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd–Përrenjas,

09:00 | 30/12/2025
Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren

Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren

08:48 | 30/12/2025
Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

22:25 | 29/12/2025
Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com