Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë, për një sër çështjes, mes të cilave, delimitimi i shefit kontinental dhe kufirit detar, heqja e ligjit të luftës etj.
Letra mbërriti sot në presidencë dhe ajo i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama, por mungojnë emrat e negociatorëve
Te kërkesa e Bushatit, kërkohet që negociatat të kryhen nga përfaqësues të ministrisë së Jashtme, ministrisë së Mbrojtjes, ministrisë së Brendshmes, ninistrisë së Ekonomisë dhe Institutit të Gjeografisë.
Në kërkesë nuk kërkohet asnjë përfaqësues nga Presidenca.