Shqipëria në raportet ndërkombëtare sa i përket mbledhjes së taksave dhe transparencës financiare është klasifikuar në zonën gri, ndërsa kjo mund të kthehet në “bumerang” nëse nuk merren masa të menjëhershme. Nga kjo situatë , vendi ynë mund të përfshihet në zonën e zezë të tatimeve pasi mungon transparenca financiare -shkruan Tirana Today.
Ndërkohë Evropa ka vendosur të mbyllë “parajsat” e taksave dhe tatimeve , ndërsa tani në një kohë shumë të shpejtë do të mund të kontrollosh llogaritë financiare, por këtë nismë nuk e përqafojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i druhen faktit të humbjes së terrenit mbizotërues si ekonomia më e fortë në mbarë botën-shkruan Tirana Today.Kjo qasje mund të kthehet si vlerë negative e SHBA-së, pasi ajo në thelb përfaqëson vendin më demokratik në botë dhe nëse s’ka transparencë tatimore mund të humbasë në një të ardhme shumë të afërt.
Nuk përjashtohet mundësia se edhe politikanë shqiptarë në Zvicër, mund të kenë të depozituar shifra të mëdha parash, ndërsa kanë fshehur deri më sot llogaritë e tyre. Tashmë kjo mund të konsiderohet si testi i së vërtetës, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë ata persona që depozitojnë para në bankat e Zvicrës.
“Senatori i “Shtëpisë së Bardhë” Sheldon, vuri në dukje në Komitetin Gjyqësor të Senatit se nëse SHBA nuk ndjek shembullin e evropianëve në të ardhmen e afërt, Amerika mund të humbasë titullin e fortesës së drejtësisë në mbarë botën. Megjithatë, administrata e Trump ka nevojë të madhe për pasuri për të siguruar borxhet e larta”–shkruan pravdareport.
Bashkimi Evropian nënshkroi marrëveshje me Zvicrën, Lihtenshtein, San Marino, Andorrë dhe Monako për heqjen e “sekretit bankar”. Rusia u bashkua me marrëveshjen, e cila bëri të mundur gjetjen e llogarive të kandidatit rus për President, Pavel Grudinin në shtetin e Zvicrës.
“Por, Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë ngut për t’u bashkuar me këtë nismë. Vlen të theksohet se në Zvicër, ndryshe nga vendet e tjera, të ardhurat e përfituara nga përqindja e depozitave dhe operacioneve të besimit janë të përjashtuara nga taksat (10-50% në vendet e tjera). Plus, një depozitues bankar në Zvicër nuk duhet të paguajë tatimin mbi të ardhurat dhe taksat e tjera në vendin e tyre të banimit duke tërhequr kapital nëpërmjet firmave mashtruese. Shpesh do të ishin “paratë e pista”, të cilat më pas do të pastroheshin nëpërmjet operacioneve zyrtare. Tani, vendi i interesuar ka të drejtë të kërkojë detaje të llogarisë së zbuluar nëse dyshohet një krim financiar“-vijon me tej shkrimi.
Përveç kësaj, Bashkimi Evropian është i shqetësuar për humbje të mëdha në mbledhjen e taksave dhe autoritetet e BE-së kanë marrë vendime të shpejta në këtë pikë. Në dhjetor 2017, ministrat e financave të BE zyrtarisht miratuan një listë të zezë të 17 kompanive në det të hapur, të cilat mund të përballen me sanksione në të ardhmen e afërt. Kjo shkon për territore të tilla si Samoa, Bahreini, Barbados, Grenada, Guam, Republika e Koresë, Makao, Tunizia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera. Një tjetër 47 vende dhe territore u përfshinë në të ashtuquajturën “listë gri” – Turqia, Zvicra, Lihtenshtajni, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia, Tailanda, Vietnami, Hong Kongu, Uruguai, Jordani dhe të tjerët.
“Ndërkohë, Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe Ishujt Kajman u identifikuan si strehimi më i madh për fluturimin e kapitalit në përputhje me Indeksin Financiar të TJN 2018 – një studim i pavarur ndërkombëtar. Gjatë tre viteve të fundit, pjesa e Shteteve të Bashkuara në tregun financiar në det të hapur është rritur nga 19.6 në 22.3 për qind”- thotë raporti.
Qeveria e SHBA-se, refuzon të marrë pjesë në iniciativat ndërkombëtare për të shkëmbyer informata tatimore me vendet e tjera, ndersa nuk ka qenë në gjendje t’i japë fund përdorimit të kompanive anonime dhe besimeve të shitura në mënyrë agresive nga disa shtete të SHBA-se. TIRANA TODAY