Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se sot Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që të ndalen koncesionet për rrugët. I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, Vasili deklaron se koncesionet në Shqipëri zhvillohen për qëllime shumë të errëta. Ai shprehet se nuk ka investime të reja.
“Jo më larg se sot kishte një qasje të re ku FMN shprehet kategorikisht kundër koncesioneve për rrugët, që në Shqipëri vazhdohet për qëllime shumë të errëta. U thashë që këto i thotë FMN-ja apo Banka Botërore. Është një rrënim për shkak të një borxhi të madh të një ekonomie të dobët, të një ekonomie që nuk ka investime të reja. Edhe një ekonomi që është bllokuar nga ato sektorë që janë drejtuar në mënyrë sovrane nga Partia Socialiste. Të vetmit njerëz që nuk kanë gabuar ndodhen tek Rilindja. Të tërë janë fajtorë këtej,ˮ deklaroi Vasili.