Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Pas Xhikës së LSI-së, FMN shpullë Ramës: PPP-ja jote, korruptive!

8 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Pas Xhikës së LSI-së, FMN shpullë Ramës: PPP-ja jote, korruptive!

Projekti i planifikuar nga Kryeministri Rama në kuadër të investimeve publike në Shqipëri, ka hasur në kritika të ashpra nga ekspertët, por edhe nga kundërshtarët e tij politik-shkruan Tirana Today.

Ndërkohë projekti “One Billion” ose e thënë ndryshe 1 miliard dollar,  është kritikuar  edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë  strategjia e publikuar nga Rama, nuk është në përputhje me rekomandimet e investimeve, që konsiderohen  efektive-shkruan Tirana Today.

Projektet dhe tenderat e rrugëve në Shqipëri kanë shkaktuar dëme të mëdha në buxhetin e shtetit.  Aferat korruptive dhe shmagiet nga projektet, janë shoqëruar me abuzime me fondet, ndërkohë nuk kanë munguar edhe  arrestimi i përgjegjësve të rrugëve.

Projekti i rrugës Tiranë-Elbasan ka rezultuar me vjedhje, ndërkohë në pranga ka përfunduar ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika, i cili mbante këtë post nga radhët e LSI-së. Abuzimet me tenderin e kësaj rruge, kanë çuar edhe ish-drejtorë të projekteve dhe të menaxhimit, pasi dëmi që i kanë shkaktuar  buxhetit të shtetit është në shifra të larta-shkruan Tirana Today.

Dashamir Xhika mbante postin e këtij institucioni me bekimin e koalicionit PS-LSI. Hetimet për këtë rrugë, janë shtrirë edhe tek ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, por ky i fundit ka deklaruar se këto janë akuza politike.

Sipas FMN-së, partneriteti publik privat (PPP)rrëzohet ose nuk rekomandohet fare, por ai i referohet qasjes së mospolitizimit të investimeve, bashkëpunimeve rajonale, përthithjen e investimeve të huaja dhe zgjerimin e bazës së taksapaguesve, pra një kontroll më të shtuar në këtë pjesë.

Kur qeveria  Rama ka në plan që të ndërtojë disa akse rrugore në formën e partneritetit publik privat, në kuadër të projektit One Billion, FMN-ja, në një raport të fundit u rekomandon vendeve të Ballkanit Perëndimor një rrugë komplet tjetër për sigurimin e financimit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.“Forcimi i kapaciteteve planifikuese, mospolitizimi i projekteve, bashkëpunimi rajonal dhe tërheqja e donacioneve, sigurimi i financimeve të jashtme, zgjerimi i bazës së taksapaguesve, dhe mosrrezikimi i stabilitetit makroekonomik janë disa prej tyre. Përdorimi i projekteve të partneritetit publik privat nuk rekomandohet fare nga FMN”–thuhet ne raport.

 Veçanërisht në vendet me borxh të lartë publik (ku bën pjesë dhe Shqipëria), FMN rekomandon që të sigurohet financim i jashtëm dhe të punohet me donatorët, ndërsa financimi i brendshëm duhet të përdoret për të nxitur sektorin privat. Vendet nuk duhet të rrezikojnë stabilitetin e tyre të përgjithshëm makroekonomik nga projektet infrastrukturore publike të ekzagjeruara ose të dobëta, rekomandon FMN.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia) kanë rrjete të pazhvilluara të rrjetit të transportit, energjisë dhe telekomunikacionit krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian (BE), konstaton Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një punim të fundit ‘Infrastruktura Publike në Ballkanin Perëndimor: Një rrugë drejt të ardhurave më të larta”-thuhet në raport.

Mbyllja e hendekut të infrastrukturës publike do të ndihmojë rajonin të arrijë standardet e jetesës në Evropën Perëndimore. Por nga do të vijnë paratë? Rritja e financimit do të jetë e nevojshme si nga burimet vendore dhe ato të huaja. Një plan i mirë për planifikimin dhe zbatimin e projekteve të investimeve publike është gjithashtu një domosdoshmëri, thotë një raport i fundit. Konvergjenca e të ardhurave drejt niveleve të BE-së është ngadalësuar ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor që nga kriza globale financiare. Zhvillimi ekonomik i rajonit po ecën ngadalë. Nëse vendet do të mbyllin hendekun në standardet e jetesës me BE-në, ata do të duhet të gjejnë një mënyrë për të ri-aktivizuar rritjen ekonomike.

FMN ka identifikuar infrastrukturën publike të munguar të rajonit si një pengesë e madhe për një rritje më të lartë ekonomike. Rrjetet më të mira të transportit, energjisë dhe telekomunikacionit do të ndihmonin vendet e Ballkanit Perëndimor të rrisnin produktivitetin, të integrohen më thellë në tregtinë globale dhe të përmirësonin atraktivitetin e rajonit për investimet e huaja.

Analiza tregon se një përmirësim i infrastrukturës publike të koordinuar rajonale, së bashku me menaxhimin më të mirë të projekteve aktuale, mund të rriste ndjeshëm të ardhurat për frymë. Fitimi afatgjatë i PBB-së reale për person mund të jetë deri në 3-4 pikë përqindjeje. Por arritja e BE-së në nivelet e infrastrukturës është e vështirë: investimet publike kërkojnë burime të mjaftueshme buxhetore dhe korniza të forta institucionale që rregullojnë përzgjedhjen, ekzekutimin dhe monitorimin e projekteve.

Këto dy kushte kryesisht mungojnë në Ballkanin Perëndimor. Shumica e vendeve në rajon tashmë kanë nivele të larta të borxhit publik, dhe disa gjithashtu kanë deficite të larta buxhetore. Vështirësia e përgjimit të tregjeve ndërkombëtare të kapitalit kufizon likuiditetin. Menaxhimi i investimeve publike është gjithashtu i dobët.

 FMN jep më pas rekomandimet për sigurimin e financimeve:

-“Investimi në investime”: forcimi i kapaciteteve për të planifikuar, zgjedhur dhe kryer projektet e infrastrukturës do të siguronte që burimet në dispozicion të përdoreshin më mirë dhe do të përmirësonin aftësinë e rajonit për të absorbuar financimin e donatorëve në dispozicion. E rëndësishme është që projektet e infrastrukturës të mos bien viktimë e politizimit. Vendet mund ta shmangin atë duke vendosur afate të investimeve publike bazuar në qëllime konkrete, të matshme dhe metodologji transparente të vlerësimit.

–Shumë rrjete të infrastrukturës shtrihen përtej kufijve. Për këtë arsye, koordinimi më i mirë rajonal i projekteve të investimeve do të jetë thelbësor. Qeveritë mund të krijojnë hapësira të mëtejshme për manovrim duke zgjeruar bazën e tyre tatimore (duke eliminuar përjashtimet dhe stimujt e taksave) dhe forcimin e pajtueshmërisë së taksave, të cilat rezultojnë me më shumë të ardhura të mbledhura.

–Financimi i jashtëm duhet të luajë një rol më të madh në zhvillimin e infrastrukturës publike në Ballkanin Perëndimor, duke lënë hapësirë që burimet e brendshme financiare t’i shërbejnë nevojave të sektorit privat. Donatorët zyrtarë, financimi shumëpalësh dhe dypalësh në kushte koncesionare do të duhet të luajë një rol dominuese, veçanërisht në vendet me borxh të lartë publik.

–Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, vendet nuk duhet të rrezikojnë stabilitetin e tyre të përgjithshëm makroekonomik nga projektet infrastrukturore publike të ekzagjeruara ose të dobëta. Ndikimet në rritjen ekonomike, inflacionin dhe defiçiteve të jashtme të llogarisë rrjedhëse duhet të jetë një element kyç i çdo diskutimi të politikës për nxitjen e infrastrukturës publike në rajon. TIRANA TODAY

Tags: FMNjotelorruptivelsipaspppRamësshpullexhikes

TË LIDHURA

SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK
Kryesore

SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK

17:55 | 11/12/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, pamjet nga vendngjarja

17:52 | 11/12/2025
Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK, urimi i Ramës: Do të ketë mbështetjen tonë
Politikë

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK, urimi i Ramës: Do të ketë mbështetjen tonë

17:41 | 11/12/2025
Next Post
Pakistani ndalon mediat të promovojnë festën e Shën Valentinit

Pakistani ndalon mediat të promovojnë festën e Shën Valentinit

NBA/Lebron James gjithmonë aty për të shpëtuar Cleveland

NBA/Lebron James gjithmonë aty për të shpëtuar Cleveland

Atentati ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, arrestohen autorët

Atentati ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, arrestohen autorët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK
Kryesore

SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK

by mirseda
17:55 | 11/12/2025
0

Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e...

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, pamjet nga vendngjarja

17:52 | 11/12/2025
Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK, urimi i Ramës: Do të ketë mbështetjen tonë

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK, urimi i Ramës: Do të ketë mbështetjen tonë

17:41 | 11/12/2025
Pjesë e grupi vrasësish me pagesë/ Kontrolle në banesën e 45-vjeçarit shqiptar

Pjesë e grupi vrasësish me pagesë/ Kontrolle në banesën e 45-vjeçarit shqiptar

17:37 | 11/12/2025
Akuzat për trafik narkotikësh/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

Akuzat për trafik narkotikësh/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

17:12 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com