Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është takuar me këshilltarin e presidentit Trump, me të cilin ka zhvilluar një bisedë të shkurtër.
Lajmin e ka dhënë vetë ministri, me anë të një postimi në Facebook, ku sqaron se gjatë takimit me Herbert Raymond McMaster folën për sigurinë kombëtare.
“SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe rolin e saj në projektet e mëdha që garantojnë rritjen e sigurisë energjetike në rajon dhe më gjerë”, shkruan ndër të tjera Gjiknuri, si dhe publikon fotot nga biseda miqësore.
Postimi i Gjiknurit
Një bisedë miqësore me Herbert Raymond McMaster, këshilltarin e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare. SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe rolin e saj në projektet e mëdha që garantojnë rritjen e sigurisë energjetike në rajon dhe më gjërë. Konsolidim i aleancës strategjike Shqipëri-SHBA për adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë.