Një operacion blic, i karabinierëve të komandës provinciale të Brindizit, ka mundur të godasë një bandë shqiptare e cila merrej me trafikimin e drogës. Operacioni u shtri në 4 qytete si: Fasano, Oria, Brindisi dhe Catania , ku janë arrestuar gjithsej 15 shqiptarë.
Ata akuzohen për posedimi dhe shitje të lëndëve narkotike, mallrave të vjedhura, tentativë grabitje, vjedhje, dhe posedim të paligjshëm të armëve.
Hetimi lidhur me bandën ka nisur që në shkurt të vitit 2017, ku çoi i zbulimin e dy grupeve kriminale të dedikuara për trafikun e drogës nga Shqipëria.
Droga si fillim dërgohej në portin e Brinidis, pastaj e shpërndanin me kamion në qytete Italiane. Policia arriti të sekuestrojë 800 kg marihuanë , dhe katër prej të arrestuarve u kap në flagrancë. TIRANA TODAY