Deputeti i PD-së, Flamur Noka deklaroi se partia e tij do të votojë pro heqjes së imunitetit të deputetit Edmond Haxhinasto, nëse prokuroria do të nis një hetim për ish-ministrin e Transporteve pas skandalin që u zbulua pak ditë më parë për rrugën Elbasan-Gjinar.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Noka deklaroi se PD-ja ka qenë dhe është pro te lejojë prokurorinë të arrestojë këdo deputet. Ai tha se PS-ja ka mbajtur tjetër standard për Tom Doshin dhe tjetër për Saimir Tahirin.
Noka: Nëse do vij kërkesa, do e votoj. S’kemi këtë standard. Do votoja për këdo. Është qëndrim politik. Për heqje imuniteti PD ka qenë dhe është pro. Tjetër standard për Tom Doshin dhe tjetër për Tahirin.
Felaj: Patjetër që i është hequr mandati.
Ish-ministri i LSI-së tek Transportet, Edmond Haxhinasto, po verifikohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan. Mësohet se verifikimet për Haxhinaston kanë nisur për shkak se nuk ka marrë masa pas disa auditeve që janë bërë për këtë rrugë.
Për këtë dosje Gjykata e Krimeve të Rënda ka nxjerrë 3 masa arresti për ish-drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika, po ashtu edhe ish-drejtorin Andi Toma (nga PD) dhe disa ish-zyrtarë të tjerë. Kallëzimi është bërë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogariti në 53 milionë dollarë.
Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër, pavarësisht kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2016 për keqmenaxhim të projektit, shkruan BË. Rruga e nisur që në vitin 2011-të ende nuk ka përfunduar.