Bitcoin është në rënie të lirë për 24 orët e fundit në tregun e kripto valutave. Monedha virtuale më famshme në botë ka humbur mbi 100 miliard dollarë për këto 24 orë.
Kjo monedhë të premten ra poshtë kuotës 8 mijë dollarë për të fituar më pas disa pikë, por rënia veten ditën e fundit vlerësohet me 12%, ndërkohë që ajo ka tërhequr nga pas edhe kripto valutat e tjera.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli këshilloi kohë më parë të rinjtë kosovarë që mos të merren më investime në monedhën virtuale Bitcoin. duke u thënë atyre se monedha Bitcoin është si firmat piramidale.
Pacolli ka këshilluar që të mos merren me Bitcoin, sepse me anë të kësaj monedhe virtuale investimet e tyre nuk kanë garanci dhe suksesi nuk do tu zgjatë, duke u thënë atyre se monedha Bitcoin është si firmat piramidale (lajmin e plotë lexoje këtu).
“Mos lakmoni në Bitcoin, është valutë virtuale që funksionon në ujdhesa por në momentin që dalin nga ai lloj sistemi, piramida fillon të bjerë”, ka thënë Pacolli.
Majën “bitcoin” e arriti në 16 dhjetor të 2017, duke u vlerësuar me mbi 19 dollarë, që nga ajo ditë rënia ka vazhduar mes oshilacionesh, por javët e fundit ka qenë më e fortë.
Zhvlerësimi erdhi pasi entet rregullatorë në Shtetet e Bashkuara njoftuan se po hetojnë nëse rritja e “bitcoin” në 2017 ishte spekulim ose jo. Në fillim të janarit agjencia më e madhe e lajmeve në botë “Reuters” në një shkrim të sajin e krahasonte rënien për pasurim të shpejtë përmes kriptom monedhave me skemat piramidale në Shqipëri.
Paqartësitë për të ardhmen janë të mëdha pas angazhimit të disa shteteve dhe autoriteteve mbikëqyrëse për kontrolle më të forta mbi platformat që tregtojnë monedha virtuale, shkruan tch. Qëllimi kryesor është mbrojtja e qytetarëve nga spekulimet. Pikërisht për këtë arsye edhe “Facebook” ka ndaluar reklamat që kanë të bëjnë me kripto monedhat, përfshirë dhe “bitcoin”.