Moti sot vijon me kthjellime në të gjithë vendin deri pas mesditës, kur vranësira lokale shfaqen në zonat veriore. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në jug dhe qendër, ndërsa vranësira kalimtare dominojnë motin në pjesën më të madhe të zonave veriore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë thuajse konstante duke ruajtur ekstremumet termike në vlerat -2 dhe 15 gradë.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri në 30km/h nga perëndimi duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.