Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Infermieret shqiptare arratisen drejt Gjermanisë

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Infermieret shqiptare arratisen drejt Gjermanisë

Shqiptarët po largohen gjithmonë dhe me tepër nga Shqipëria. Me sa duhet për këto 27 vite demokraci asnjë qeveri nuk u ka dhënë atyre shpresë. Këtë e konfirmon edhe një raport i revistës Monitor e cila shkruan se shqiptarët po bëjnë revolucion në heshtje. Thuajse të gjithë të rinjtë po braktisin vendin. Këtë here ata nuk kërkojnë më azil në Evropë pasi e dinë mirë që nuk mund ta përfitojnë. Ata largohen dhe kërkojnë punë duke pranuar dhe të qëndrojnë pa letra vetëm të jenë larg Shqipërisë (lajmin e plotë lexoje këtu).

Një pjesë e mirë e këtyre të rinjve kanë shkuar në Gjermani.  Ky vend ka nevojë për infermierë dhe kujdestarë për të moshuar. Deutsche Welle realizon një reportazh të shkurtër se si integrohen infermierët që vijnë nga Shqipëria në Gjermani.  Adelina Shaholli është një nga infermieret shqiptare që punojnë në Berlin. Shaholli tregon se ka punuar 7 vjet në Shqipëri si infermiere. Por për të punuar si infermiere në Gjermani iu desh që të jepte sërish provimin e licencimit, shkruan Tirana Today.

Shumë infermierë nga Shqipëria janë punësuar në spitalet gjermane. Jan Folks kryeinfermieri i reumatologjisë ka në stafin e tij dy infermiere shqiptare.

“U befasuam pozitivisht me nivelin e lartë të gjuhës, por edhe me mënyrën e komunikimit dhe të motivacionit. Motivacion i cili nevojitet për të bërë dhe pune jo fort të këndshme,” deklaron kryeinfermieri Gjerman.

Infermierja Shaholli tregon mbi përvojën e saj si infermiere në Gjemani.  “Në Shqipëri higjienën personale e bëjnë të afërmit e pacientit. Këtu nuk është se ka aq shume familjarë sa ka në Shqipëri. Këtu vijnë maksimumi 10 minuta dhe ikin sa për ta vizituar pacientin. Kurse në Shqipëri jemi më të dashur me njeri tjetrin dhe rrimë akoma më shumë,” deklaron Adelina.

Adelina tregon dhe mbi jetën që bën në Berlin. Është një qytet shumë i madh një qytet shumë i bukur që ka shumë gjera pë të parë. Dhe realisht te jep shumë mundësi. Ajo thotë së ka realizuar një ëndërr shumë të madhe por berlineze do të jetë kur ti bashkohet edhe familja, shkruan Tirana Today.

Ndërkohë, spitalet dhe qendrat shëndetësore në Shqipëri kanë mungesë të theksuar të mjekëve, ndërsa kryeministri Rama vijon të bëjë spektakël mediatik në lidhje me prezantimin e portaleve për infermierë, ashtu siç veproi me përzgjedhjen e mësuesve për Shqipërinë, një proces i tillë që nuk kaloi pa rezerva dhe kritika të forta. Të dhëna e fundit tregojnë se mjekët dhe infermierët po “arratisen” në drejtim të vendeve perëndimore, pasi kanë mundësi më të mira punësimi dhe pagesash (lajmin e plotë lexoje këtu).

Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë të diplomuar në mjekësi. Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë gjatë vitit 2017 viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria.  Në Qendrën Goethe të gjermanishtes në Tiranë, partnere e Institutit Goethe, është rritur me ritme të shpejta kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane.

 Drejtorja e kësaj qendre Petra Behlke-Campos thotë për DË se numri i kursantëve është dyfishuar që nga viti 2013 , kurse numri i pjesëmarrësve në provime është trefishuar. Ligji gjerman, që hyri në fuqi në janar të vitit 2016, sipas të cilit qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të marrin leje qëndrimi për të punuar dhe jetuar legalisht në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune me nje kompani private apo strukturë publike hapi mundësi të mëdha për të emigruar në Gjermani.

Efekti i tij i menjëhershëm është rritja e jashtëzakonshme e kërkesave për të mësuar gjemanishten si një parakusht për të siguruar një  kontratë pune. Burime zyrtare nga Ambasada gjermane në Tiranë pohojnë për DË se gjatë vitit 2017 kjo ambasadë ka dhënë viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria.

Ligji i sipërpërmendur i shoqëruar me njoftime në mediat gjermane për  vende të lira pune, sidomos për mjekë dhe infermierë, po ushqejnë tek rinia shqiptare e diplomuar në mjekësi dëshirën për të emigruar dhe punuar në Gjermani. Ky trend tregon se mjekësia shqiptare është futur në një rreth të ngushtë, ku përpjekjet e politikanëve  dhe lojërat mediatike  për punësimin është një përpjekje e dështuar dhe e pa shpresë. TIRANA TODAY

Tags: arratisëndrejtGjermanisëinfermieretshqiptare

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Vettingu/Ministrja Gjonaj: Rezultatet e para në Shkurt

Vettingu/Ministrja Gjonaj: Rezultatet e para në Shkurt

Ismail Kadare, ky “humbës” i madh

Ismail Kadare, ky “humbës” i madh

Kush po kërkon të marrë drejtimin e NATO-s? 500 sulme kibernetike në muaj

Vjedhja më e madhe në internet, hakerat përlajnë 530 mln dollarë në Japoni







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com