Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ismail Kadare, ky “humbës” i madh

7 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, TT
Ismail Kadare, ky “humbës” i madh


Shkrimtarët janë shpesh si yjet, ata shkëlqejnë më mirë në errësirë. Me gjasë kështu ka ndodhur edhe me shkrimtarin Ismail Kadare. Ai ishte ndër të paktët që ia doli vezullojë në “qiellin” e errët të Shqipërisë komuniste.

Talenti letrar, një inteligjencë dukshëm mbi mesataren, i mundësuan një “arratisje” të shpejtë në një botë paralele me realitetin e egër, atë të shkrimtarit, të cilën siç e ka përsëritur shpesh është e veçantë, e rezervuar për pak njerëz, dhe rëndom e pakuptueshme për të tjerët, që marrin prej saj vetëm grimca esencash në formën e veprave letrare.

Sigurisht, veç shkrimtarit ishte edhe qytetari Kadare i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, që siç çdo njeri e donte jetën, dhe iu desh të konfirmohej në një masë të madhe me tiraninë, veçse në tërësi shumë më pak nga të tjerët.

Ata që e kanë kuptuar drejt këtë raport, e kanë lexuar me endje, adhuruar stilin e tij unik, i kanë qëndruar besnikë si lexues, në diktaturë dhe pluralizëm.

Të tjerët, ata që do të donin ta shihnin pas hekurave, ish-komunistët, nostalgjikët, shkrimtarët e mbetur në tentativë apo ata mediokër, ish të përndjekurit e orëve të para apo të fundit të regjimit, apo shumë të tjerë që kanë vuajtur kolektivisht në Shqipërinë e izoluar nga bota, e linçojnë sa herë iu jepet rasti.

Disa madje i shkruan pas viteve 1990 edhe letra denoncuese Komitetit të Çmimit Nobel. Shumë syresh do ta “donin”, po të dergjej nën dhe, si martir, i pushkatuar si 5 mijë e ca fatkeq të tjerë.

Megjithatë, ai vetë e ka theksuar se nuk e ka pretenduar një rol të tillë, se në vend s’kishte asnjë lloj mundësie për disidencë të vërtetë, që edhe ne të mund kishim një Havel apo Valesa.

Mjerisht nuk patëm njerëz të tillë, ndaj në pushtet pas shembjes së diktaturës, komunistët e vijës së ashpër i lanë vendin ca ish-komunistëve më të rinj, me apo pa tesera.

Kadare e denoncoi diktaturën në mënyrën e tij hermetike, që gjithsesi kuptohej nga një pjesë e mirë e nomenklaturës.

Ai u internua për një kohë të shkurtër në fillimin e viteve 1970 në një fshat të Beratit, dhe sipas dosjeve të ish-Sigurimit, ishte disa herë pranë arrestimit dhe fundosjes.

Një raport tjetër, është në disfavor të popullaritetit të Kadaresë: Ai mes shkrimtarit dhe njeriut. Si letrar, edhe anatemuesit e tij më të paepur ia njohin talentin, ndërsa kanë një mal me ankesa për të si person.

Në fakt Kadare nuk është modest, madje e pohon edhe vetë se ka pasur që fëmijë një lloj megalomanie, të cilën e cilësonte si diçka pozitive, pasi i dha ambicien e duhur dhe e bëri një shkrimtar të njohur.  

Mungesa e babaxhanllëkut, një lloj ftohtësie e distancimi nga njerëzit e zakonshëm, e bën për disa edhe më antipatik, dhe kësisoj më të sulmueshëm.

Ka qenë kjo arsyeja kryesore se pse nuk pa pranuar ftesat e shpeshta për t’u bërë president i Shqipërisë. “Një detyrë e tillë nuk është në natyrën time. Shkrimtari nuk është një qenie demokratike, ai është një qenie vetmitare, punon me kokën e vet” – do të shprehej në një rast.

Kadare nuk e ka mëtuar kurrë rolin e një autoriteti moral të kombit, megjithëse e ka luajtur de fakto atë, kur nuk ka qëndruar pasiv ndaj zhvillimeve dramatike sidomos gjatë luftës së Kosovës, apo edhe ngjarjeve të tmerrshme të 21 janarit 2011 në Tiranë.  

Pavarësisht nga kontestimi i një pjese të shqiptarëve ndaj figurës së tij, diçka e pritshme në një shoqëri të hapur, dhe pavarësisht teprimeve, ai nuk ka reshtur në asnjë rast së ngrituri lart popullin e vet në intervistat e dhëna për mediat e huaja.

Madje edhe kur këto të fundit kanë përcjellë në detaje çmendurinë kolektive të 1997-ës. Shqiptari i mirë, ka triumfuar përherë mbi sedrën e lënduar personale.

Gati dy dekadat e fundit, Kadare ka qenë thuajse çdo vit në listën e favoritëve për të marrë çmimin Nobel për letërsi.

Do të ishte një kurorëzim i një karriere të shkëlqyer letrare, dhe një nder për shqiptarët. Por nëse nuk ndodh, kjo nuk do t’i zbehte aspak përmasat e shkrimtarit.

Përgjatë historisë së letërsisë botërore, ka pasur shumë shkrimtarë të shkëlqyer, që nuk e kanë shijuar dot Nobelin.

Edhe pse duhet thënë se Komiteti i këtij Çmimi prestigjioz, bart edhe një përmasë gjeopolitike dhe jo vetëm, në procesin e tij vendimmarrës.

Mjerisht, kujtesa e tmerreve të komunizmit në botë po zbehet, dhe disidentët apo edhe ata që sfiduan në një mënyrë a tjetër regjimet komuniste, nuk janë më aq në modë.

Disa “kompetentë” këtu në Shqipëri, e shpjegojnë edhe me faktin që veprat e Ismailit pas viteve 1990, kanë qenë të dobëta. Një interpretim që nuk është hedhur tërësisht poshtë as nga vetë shkrimtari.

Ironikisht, nën “kudhrën” e fortë të diktaturave dhe dilemave ekzistenciale, qenia njerëzore është e prirur të japë më të mirën. Megjithatë, vlerësimi në çdo rast bëhet në tërësi.

Dhe në këtë rrafsh, ai mbetet ndër më të mirët, në Evropë dhe më gjerë. Këtë e dëshmojnë çmimet e shumta prestigjioze që merr thuajse çdo vit, më i fundit pak ditë më parë në Itali, “Il Nonino 2018”.

Gjithsesi, edhe kur janë të famshëm, shkrimtarët nuk gëzojnë përherë konsensusin e të gjithëve. Por nuk janë të vetmit. Sikurse shprehej dikur Balzak “të pakuptuarit, ndahen në dy kategori: gratë dhe shkrimtarët”.

ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: cmimediktaturahumbesIsmail KadaremadhNobelvepra

TË LIDHURA

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi
Kryesore

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj
Aktualitet

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë
Kultura

Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

21:09 | 10/07/2025
Next Post
Kush po kërkon të marrë drejtimin e NATO-s? 500 sulme kibernetike në muaj

Vjedhja më e madhe në internet, hakerat përlajnë 530 mln dollarë në Japoni

“Dhuna, streha e fundit e dështakëve”

“Dhuna, streha e fundit e dështakëve”

Vaj hashashi drejt Greqisë me autobus, arrestohet pasagjeri

Vaj hashashi drejt Greqisë me autobus, arrestohet pasagjeri

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi
Kryesore

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

by mirseda
22:24 | 10/07/2025
0

Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, shpjegoi në një emision televiziv nëse Erion Veliaj...

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025
Skuka shpëton të kuqtë në Conference League, Partizani barazon në Estoni ndaj Nomme Kalju

Skuka shpëton të kuqtë në Conference League, Partizani barazon në Estoni ndaj Nomme Kalju

21:12 | 10/07/2025
Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

21:09 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com