Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Bulqizës, ku një minator është rrëzuar në tunelet e galerisë.
Minatori, i identifikuar si 54-vjeçari Naim Gjoka ka rënë në 20 metra thellësi, teksa punonte në nivelin 14.
Gjendja e minatorit është e rëndë, ndërsa pritet që të mbërrijë një helikopter në vendngjarje, për të transportuar më pas të lënduarin në Spitalin e Traumës.
vijon…