Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Kandidati për KLP, Jano: S’kam punuar asnjë ditë spiun

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kandidati për KLP, Jano: S’kam punuar asnjë ditë spiun

Kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kozma Jano ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, por për këtë në dokumentin e publikuar thuhet vetëm se:  “Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte dëshmia e gjuhës së huaj dhe lista e notave e noterizuar”.

Edhe ky i fundit në një sqarim të shpërndarë për median ka thënë se nuk ka punuar asnjë ditë të vetme për sigurimin e shtetit.

“Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit, por as si individ dhe as në ushtrimin e profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj forme, si gjatë diktaturës ashtu edhe gjatë demokracisë”. 

Dokumentin e nxjerrë nga PD, Jano e quan sajesë me qëllim baltosjen e emrit të tij. “Letra e bakallit me sfond të zi dhe “stilolaps blu” që u publikua sot, është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përballjes së emrit tim”, sqaron Jano i cili thekson se kandidimi i tij për anëtar të KLP-së vjen pas një karriere të gjatë si avokat dhe kryetar i Dhomës së Avokatisë në Lushnje që prej vitit 1994.

Ndërkohë Kandidati Altin Hazizaj, ka qenë i dënuar, dhe vendimin ndaj tij është dhënë vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë që vulosi dënimin me gjobë ndaj tij.

Sonte në Ora Neës ai ka pranuar se ka qenë i shoqëruar në polici në periudhën kur ka punuar si gazetar po ka mohuar kategorikisht faktin se ka qenë i dënuar.

“Nuk kam qene ne ndjeni për dënimin. Kam qene ne komisariat dhe jam liruar me masë paraqitjeje“, deklaroi Hazizaj.

Reagimi i plotë i Kozma Jano

“Tërësisht i habitur nga akuzat në drejtim të emrit tim, të artikuluara sot nga forca politike më e madhe në opozitë, ndjej detyrimin e sqarimit të së vërtetës.

Si profesionist i sistemit të drejtësisë, në asnjë rast nuk do të doja të isha pjesë e debatit politik, apo më keq akoma të jem vetë protagonist i tyre.

Por, detyrimin për sqarim, ndjej t’ia drejtoj opinionit publik, në respekt të integritetit dhe devotshmërisë sime në profesion, duke shprehur vetëm keqardhje për inicimin e fushatës së përbaltjes pa asnjë fakt dhe provë ndaj meje.

Këto shpifje u artikuluan në momentin që shorti i nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve për KLP përzgjodhi kandidatet që do ti propozoheshin parlamentit për aprovim.

 Është në dorën e nënkomisionit si organ legjitim për të bërë përzgjedhjen. Sa i takon akuzave dhe shpifjeve, dua të sqaroj se vetëm nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me sigurimin e shtetit, por as si individ dhe as në ushtrim të profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj forme, si gjatë diktaturës edhe gjatë demokracisë.

 Unë kurrë nuk kam patur teserë të ndonjë partie, as në kohën e diktaturës dhe as sot. Sfidoj çdo kënd që ka artikuluar këto shpifje të ulëta, ti provojë ato. 

Letra e bakallit me sfond te zi dhe “stilolaps blu’’ që u publikua sot,  është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përbaltjes së emrit tim. 

Kandidimi im për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë vjen natyrshëm pas një karriere të gjatë profesionale si avokat, si dhe Kryetar i Dhomës së Avokatisë Lushnjë, që prej vitit 1994.

Në asnjë rast, si drejtues i Dhomës së Avokatisë Lushnjë për një periudhë afro 24 vjeçare, emri im nuk është përfolur për asnjë shmangie ndaj atij për të cilin punoj dhe besoj: ligjit dhe vetëm ligjit.

Karriera ime e gjatë si drejtues ka dëshmuar për aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup, dhe zgjidhjen me efiçence të problemeve, cilësi këto që do të manifestohen nga ana ime, edhe  në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në çdo rast mbetem i hapur dhe në pritje, të çdo kujt që ka artikuluar akuzat në drejtim të emrit tim, të mi provojë ato. Në të kundërt, të ketë burrërinë politike të përgënjeshtrimit dhe faljes publike.

Deri sa ta gjejnë guximin e faljes, si profesionist në fushën e zbatimit të ligjit, kam vetëm një këshillë. JO gjithmonë mjeti, justifikon qëllimin. Kjo vlen edhe kur gjithçka bëhet për konsum politik”. 

Tags: asnjëditeJanokandidatiKLPpunuarS’kamspiun

TË LIDHURA

Plagosje me thikë në Shkodër, përfshihen disa 18-vjeçarë
Aktualitet

Plagosje me thikë në Shkodër, përfshihen disa 18-vjeçarë

20:21 | 03/04/2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat
Aktualitet

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat

20:03 | 03/04/2026
Avokati i Veliajt: Presidenca pa dokumente për Dado, Metani në konflikt interesi
Aktualitet

Avokati i Veliajt: Presidenca pa dokumente për Dado, Metani në konflikt interesi

19:35 | 03/04/2026
Next Post
“Maskat kanë rënë”/Berisha “hidhet në sulm” ndaj ambasadorit Lu

“Maskat kanë rënë”/Berisha “hidhet në sulm” ndaj ambasadorit Lu

Wenger shpreson, Aubameyang zbraz dollapin në kampin stërvitor

Wenger shpreson, Aubameyang zbraz dollapin në kampin stërvitor

Ekskluzive/Hafizi: Përjashtimin nga LIBRA e mësova nga mediat; Më zbuan si në gjyqet e komunizmit

Hafizi: Do më japin llogari ata që firmosën kundër meje në LIBRA







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Plagosje me thikë në Shkodër, përfshihen disa 18-vjeçarë
Aktualitet

Plagosje me thikë në Shkodër, përfshihen disa 18-vjeçarë

by mirseda
20:21 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku raportohet për një plagosje...

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat

20:03 | 03/04/2026
Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme

Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme

19:54 | 03/04/2026
Zyrtarët amerikanë: Një anëtar i ekuipazhit shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së në Iran

Zyrtarët amerikanë: Një anëtar i ekuipazhit shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së në Iran

19:47 | 03/04/2026
Avokati i Veliajt: Presidenca pa dokumente për Dado, Metani në konflikt interesi

Avokati i Veliajt: Presidenca pa dokumente për Dado, Metani në konflikt interesi

19:35 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com