Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

CNN: SHBA në panik, Donald Trump drejt largimit

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
CNN: SHBA në panik, Donald Trump drejt largimit

Nga Dean Obeidallah, “CNN”/“Kur situata bëhet e vështirë, e tillë do të vazhdojë të jetë”, është një thënie amerikane. Por në rastin e Donald Trump, kjo shprehje mund të ndryshohet në: “Kur gjërat marrin për keq, Trump përgatit dokumentacionin për të shpallur falimentimin”- një e vërtetë të paktën në lidhje me sipërmarrjet e tij, që janë goditur disa herë nga kriza.

Pra, duke pasur parasysh këtë histori, a po ëndërron tanimë Trump të paraqesë “falimentin” e presidencës së tij, duke e konsideruar faktin se sa keq po ecën në drejtimin e saj? Historia e falimentimeve të bizneseve të Trump, sugjeron një “po” të madhe! Së pari, ishte kazinoja e Trump “Taj Mahal Kazino” në Atlanta, Nju Xhersi.

Megjithëse Trump e etiketoi kazinonë një “sipërmarrje fantastike”, shumë shpejt pas hapjes në vitin 1990, biznesi i “Taj Mahal” pësoi një rënie në pikiatë, duke grumbulluar një borxh të madh.

Trump garantoi vetë 833 milionë dollarët e borxhit të perandorisë së tij. Çfarë bëri Trump në kushtet kur punët dukeshin kaq keq? “Taj Mahal”, paraqiti një kërkesë për falimentim në vitin 1991.

Dhe pastaj gjatë recesionit ekonomik global të vitit 2008, kazinotë e Trump pësuan një humbje katastrofike, saqë kompania e tij “Trump Entertainment Resorts”, grumbulloi një borxh prej mbi 1.7 miliardë dollarësh.

Çfarë bëri sërish Trump? Nartyrisht, dorëzoi sërish dosjet e falimentimit. Në total, Trump e kreu këtë manovër 4 herë midis viteve 1991- 2009. Në lidhje me këtë çështje, Trump tha gjatë fushatës presidenciale, se kishte shfrytëzuar “shkëlqyeshëm ligjet e vendit” në favor të bizneseve të tij.

Me këtë në mendje, shihni se ku ndodhet sot Presidenca Trump. Rikujtoni pak se çfarë ndodhi fundjavën e shkuar. Trump kishte planifikuar të përkujtonte përvjetorin e parë të presidencës së tij, duke marrë pjesë në një darkë të shtrenjtë për mbledhjen e fondeve për “Fondin e Fitores së Trump” në klubin e tij privat Mar-a-Lago, ku çiftet duhej të paguanin nga 100.000 dollarë për të marrë pjesë.

Në vend të kësaj, Trump ishte i zënë duke u marrë me mbylljen e një pjesë të organeve qeveritare, për shkak të bllokimit të buxhetit në Kongres, një problem që ka potencial t’i shkaktojë më shumë dhimbje koke politike.

Pastaj është niveli i pëlqyeshmërisë së Trump. Sipas një sondazhi të ri të CNN, publikuar të premten e shkuar, Trump mbështetet vetëm nga 40 për qind e amerikanëve.

Ai ka vlerësimin më të ulët se çdo president tjetër që në vitin e tij të parë, dhe “që nga fillimi i kryerjes së sondazheve moderne”. Pastaj ekziston hetimi i vazhdueshëm nga prokurori special Robert Mueller.

Sado që Trump është munduar ta injorojë, ky hetim ka zbuluar se ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Trump, Michael Flynn dhe këshilltari për politikën e jashtme të Trump, George Papadopoulos nuk ishin të sinqertë me FBI, lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale. 

Si për t’i përkeqësuar gjërat, javën e kaluar mësuam detajet e një lidhjeje të dyshuar që Trump kishte me aktoren e industrisë porno Stormy Daniels. Kjo “stuhi e përsosur” problemesh për Trump, po shkakton një ndjenjë në rritje se republikanët do të jenë goxha në telashe në zgjedhjet e mesit të mandatit, që mbahen në nëntor të këtij viti.

Ne pamë dëshmi të kësaj në Alabama muajin e kaluar, me fitoren mbresëlënëse të demokratit Doug Jones, duke qenë demokrati i parë në 25 vitet e fundit, që fitoi një vend në senat në atë bastion tejet republikan.

Dhe javën e kaluar pamë më shumë dëshmi, kur “dallga blu” përfshiu edhe zgjedhjet për në senat në shtetin e Uiskonsinit, ku Trump pati fituar me 17 për qind në vitin 2016, dhe kur këtë herë fitoi një demokrat, me 11 për qind më shumë se rivali republikan.

Megjithëse një sondazh i kohëve të fundit i CNN, tregon se epërsia e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit është ngushtuar, ata ende udhëheqin mbi republikanët, 49 ndaj 44 për qind.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, Trump mund të jetë duke dëshiruar të paraqesë një tjetër falimentim – atë të presidencës së tij. Por s’mund ta bëjë dot këtë.

Këtë herë nuk ka asnjë boshllëk në ligjin fiskal, apo kontabilist me shërbimin më të shtrenjtë, që të mund ta shpëtojnë. Të paktën një herë të vetme, Trump do të duhet të ndryshojë gjërat përreth tij, ose të përballet me pasojat. Së fundmi, të gjithë do të shohim nëse Trump është po aq i madh sa ai mburret.

PËRSHTATI NGA CNN TIRANA TODAY 

Tags: Donald TrumpdrejtfalimentimitKompanitëpanikSenatishtepia e bardhe

TË LIDHURA

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

22:36 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve
Bota

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Next Post
Atentat muratorit shqiptar, shkak hesapet e pashlyera mes dy fiseve

Dy shqiptarë dhe një rumune kapen bashkë, ja çfarë po bënin

Të martohesh që 12 vjeçe për t’i ikur varfërisë

Të martohesh që 12 vjeçe për t’i ikur varfërisë

Batutat/ Rama merr timonin: Dy gishtat të kishin ngel, hë nga ta çoj…

Batutat/ Rama merr timonin: Dy gishtat të kishin ngel, hë nga ta çoj...







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com