20-vjeçarit që iu vu mbrëmë tritol në automjet është DJ i njohur, i cili punon në dasma kryesisht në Lushnje.
Objektiv i sulmit me eksploziv ka qenë automjeti tip ‘Golf’ me targa AA 430, në pronësi të Arbër Shurdhit.
Teksa ende policia po heton për zbardhjen e ngjarjes, familjarët e të riut, pohuan për ‘Neës24’ se Shurdhi nuk kishte konflikte me asnjë person, ndërsa mjetin e kishte blerë para pak muajsh me kursimet e tij.
“Arbrit nuk ka konflikte me asnjë person. Jemi familje shumë e qetë. Ai punon për të mbajtur familjen. Është DJ në dasma. Dhe makinën mezi e bleu para ca muajsh”, u shpreh daja i tij.