Policia në Londër është vënë në ndjekje të një të riu shqiptar i, cili akuzohet për vjedhje. Ai është 29-vjeçari Marjo Marku. Ndërsa një preson është shpallur në kërkim nga policia, i cili është David Stanley, shkruan getsurrey.co.uk.
A mund të ndihmoni policinë të gjejë Marjo Marku dhe David Stanley? Ata të dy kanë lidhje me vjedhje të kryera në Surrey, të Londrës
“Marjo Marku besohet të ketë kryer një numër të vjedhjeve në veri të Surrey, dhe ai po qëndron ilegalisht në Britani”, thonë në njoftimin e saj policia e Surrey.
29-vjeçari shqiptar, është i akuzuar për një rekord të gjerë vjedhjesh dhe është i njohur në zonat e Hounslow, Bexley dhe në veri të Londrës.
Ai është i bardhë, ka trup mesatar, flokë të errët, sy të errët dhe vetullat e trasha të errëta.
Zyrtarët po kërkojnë gjithashtu për David Stanley, i cili kërkohet në lidhje me një numër vjedhjesh të kryera në Egham.
55-vjeçari, nga Hounsloëw përshkruhet si njeri i bardhë, i shkurtët me sy blu dhe flokë të thinjura.
Policia thotë se mund të jetë në zonat Egham, Virginia Water, Hounslow dhe Staines.
Nëse e shihni Z. Marku ose dijeni për vendndodhjen e tij, kontaktoni Policinë Surrey në 101 ose në 45170009096. TIRANA TODAY