Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër janë sekuestruar 4,4 kg drogë të llojit heroinë. Lënda narkotike ishte fshehur në brendësi të disqeve të makinës, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.
Sakq, blutë e Shkodrës arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë. 57-vjeçari po udhëtonte në drejtim të Malit të Zi, ndërsa si destinacion final kishte shtetin e Italisë.Lënda narkotike u gjet e fshehur në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, të cilin po e drejtonte personi i lartpërmendur. Sipas policisë së Shkodrës, lënda e sekuestruar është në sasinë më të madhe në raport me atë se cfarë është kapur nga policia shqiptare gjatë këtij viti.Njoftimin i policisë
Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë e 476 gramë heroinë, arreston trafikantin e dyshuar
Shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotik, kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.
Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, me drejtues shtetasin Petraq Greku u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.
Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë.Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.