Avioni i “Blue Panorama” i nisur dje nga Bolonja me destinacion final Tiranën u detyrua të devijojë rrugën dhe beri ulje emergjente për shkak të një situate alarmante lidhur me gjendjen shëndetësore të një pasagjeri ne bord.
Lajmin e bëri me dije vete Aeroporti “Nënë Tereza” ne Tiranë, dje, teksa njoftonte për mbërritjet në kohë reale në Tirana International Airport.
Sipas faqes se TIR, lexohej se avioni nisur nga Bolonja që duhet të mbërrinte në Tirane, ka devijuar rrugës.
Mediat italiane kanë dhën detaje lidhur me atë që ndodhi ne bordin e avionit. Ulja e emergjencës dje në Pescara u bë pasi një pasagjer 77-vjeç u ndje keq. Ashtu si e parashikonte protokolli për raste të tilla, u ndez alarmi dhe u njoftuar ulja emergjente e avionit.
Në pistë avionin e priste një ambulancë e njoftuar për urgjencën. Mjekët aty i dhanë ndihmën e para pasagjerit para se të bënin transferimin e tij në spital.
Ata folën për dyshime lidhur me një infarkt, por pa dhënë shumë detaje. Ndërkohë, vetëm pak më pas, avioni u ngrit sërish nga Pescara për të marrë rrugën e lënë në mes drejt Tiranës.