Për shembjen e pallatit të Vlorës, qeveria do të paguajë 13 milionë euro nga buxheti i shtetit pas betejës së fituar në Gjykatën e Strasburgut nga vjehrri i Lulzim Bashës dhe pronarët e tjerë.
Kryeministri Rama është shprehur se “nëse do të kthehesha 1000 mijë herë, do ta shembja 1000 herë të tjera pallatin e Vlorës”.Kreu i qeverisë la të kuptohet se nuk i dhimbsen aspak paratë e shqiptarëve, ndërsa një veprim të tillë do ta bënte shumë herë.
“Do ta bëja 1000 mijë herë po të kthehesha 1 mijë herë. Nuk ka asnjë kontest mbi ligjshmërinë e pallatit. Nuk ka konstatuar gjykata paligjshmëri në veprimin e qeverisë. Gjykata ka thënë se shifra e kompensimit është shumë e ulët dhe se duhet edhe më e lartë” –tha Rama në Tonight në Ora News.
Rama tha se edhe qytetarët duhet ta kuptojnë një gjë që lidhet me interesin publik, ndërsa edhe shpronësimet duhet të bëhen sipas rregullores dhe ligjeve kur janë pronat me dokumente.