Ditën e sotme, e gjithë Shqipëria mund të mbulohet nga dëbora. Meteoalb parashikon se nisur që nga mbrëmja e sotme, do të nisin reshje dëbore, ndërsa ditët kur vërtet do të ndjehet dimri, do të jenë nga 20 janari deri më 26.
“Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore”, njofton Meteoalb.
Po ashtu, sipas sinoptikanëve, e diela sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.
Po ashtu “Meteoalb” ka publikuar edhe hartën e reshjeve të borës, të cilat priten që të dielën në mbrëmje të mbulojnë zonat mbi 700 m nga niveli i detit.