Kur na ndanë më pak se një muaj në zgjedhjet për kreun e FSHF-së, ku përballë Armand dukës do të jetë një figurë mjaft e fortë, Bashkim Fino. Opinioni sportiv, por edhe futbollistë e sportdashës kanë filluar të dalin në anën e ndonjërit nga kandidatëve. Pas Lilajt, Muratit në krah të Dukës është bashkuar edhe Alban Bushi e Mërgim Mavraj. Bushi është aktualisht trajnerë i kombëtares U-21 dhe është emëruar në këtë postë nga vetë Duka, ndërsa Mavraj është pjesë e ekipit kombëtarë.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, trajneri i Kombëtares U-21 shqiptare të futbollit, deklarohet pro kandidaturës së Dukës, dhe shkruan: “Unë nuk uroj asgjë, por uroj më të mirën për ty dhe futbollin! Faleminderit për çka ke bërë dhe ç’do të bësh”.
Mbrojtësi ka postuar një foto në Facebook, teksa shkruan: “Suksese president. Të uroj më të mirat nga zemra. #bigbossDuka.”