Deputeti i PD-së, Ervin Salinaji ka reaguar lidhur me takimin e sotëm të kryeprokurores Arta Marku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në një postim në Facebook, Salianji ironizon teksa shkruan se “ajo që duhet t’i bënte të dridheshin nga frika ministra e zyrtarë, thërritet në zyrën e ministrit si të jetë vartësi me kokulur i institucionit”.
REAGIMI I PLOTE:
Prokurori i Përgjithshëm që duhet ti bëjë të dridhen nga frika ministra e zyrtarë thërritet në zyrën e ministrit sikur të jetë vartësi me kokulur i institucionit!
Mosbesimi i publikut është legjitim derisa mosndëshkueshmëria është institucion.
U deshën 27 vjet përpjekje, padrejtësi, luftë politike, mosndëshkueshmëri dhe shkelje ligji që me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe votën e gjithë partive politike të votohej reforma në drejtësi.
Reforma që do bënte të mundur shkeputjen e ndikimit politik tek prokuroria dhe gjykatat dhe do fuqizonte institucionet e drejtësisë duke zgjedhur profesionistë me veting!
Sot pafuqia e institucionit të Prokurorit tê Përgjithshëm duket shteruese, përderisa pret në paradhomë të mbarojnë kafen Xhafa-Gjonaj-Ahmetaj
#27JanarProtesto