Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Fantazmat e totalitarizmit/Washington Post: Kadare flet me vdekjen

7 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha
Fantazmat e totalitarizmit/Washington Post: Kadare flet me vdekjen

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është nderuar me çmimin “Nonino 2018” në Itali. Juria e licensuar nga Nobel ka dorëzuar çmimin me motivacionin se Kadare është i dashur dhe kritik me popullin e tij.

Poeti dhe romancieri shqiptar është fituesi i edicionit të këtij viti të çmimit “Nonino”, në edicionin e 43 në Udine të Italisë. Çmimi u jepet personazheve me emër të kulturës botërore nga një juri e licensuar nga akademia Nobel.

Ndërsa çmimi “Nonino”, me motivacionin e një mjeshtri bashkëkohor, i është dhënë filozofit italian Giorgio Agamben, krijues i konceptit “Homo Sacer” – qënie njerëzore, jeta e të cilit është e shenjtë.

Ceremonia për ndarjen e çmimeve do të zhvillohet në distilerinë “Nonino di Ronchi di Percoto” në Udine, në 27 janar.

Nërsa ” The Washington Post”, i ka kushtuar një artikurll shkrimtarit shqiptar me titull: Një kryevepër e ashpër nga romancieri më i shquar i Shqipërisë, Ismail Kadare

 Romani i  tij “E penguara”, së fundmi është përkthyer në anglisht, dhe mban titullin ” A girl in exile”. Në roman, shkrimtari i njohur Ismail Kadare shqyrton vijën midis jetës dhe vdekjes, dhe midis individit dhe shtetit.

Shkrimi i The Washington Post: 

“Kafkian” është klisheja që i caktohet pa dallim, letërsisë së despotizmit ose çdo nate të errët të shpirtit, por për romanin e Ismail Kadaresë,  “E penguara”: Rekuiem për Linda B.”, kjo klishe nuk vlen. Kjo kryevepër e zjarrtë nga romancieri më i shquar shqiptar, është shkruar në nxehtësinë e tmerrit të vërtetë: diktatura Staliniste në Shqipëri, e cila e mbërtheu popullin, nga viti 1945, deri në 1991. Ëndrra e ëmbël e tmerrit që paraqet Kadare, është portret i një çmendurie: çmendurisë së shtetit Stalinist dhe çmendurisë së burrave dhe grave nën mbërthimin e makinacioneve të shtetit. Në përshkrimet e tij të ferrit totalitar dhe nënshtrimit të tmerruar, Kadare nuk është një pasardhës i Kafkës, por i Victor Serge dhe Eugène Ionesco, dy dëshmitarë, influenca absurde e të cilëve shfaqet përgjatë këtij libri. 
Ngjarja shpaloset thjeshtësisht. Në fund të shekullit të kaluar, dramaturgu Rudian Stefa, thërritet nga Komiteti i Partisë. Një grua e re të cilën ai nuk e njihte, Linda B., është gjetur e vetëvrarë me një kopje të nënshkruar të librit më të ri të Rudianit. Meqenëse Linda dhe familja e saj ishin si borgjezë, vdekja duhet hetuar. Gjaku i byrosë politike është paranoja e shfrenuar dhe dyshimi i fortë për komplote; edhe vetëshkatërrimin e një vajze, qartësisht një plagë shpirtërore përballë agonisë së pamasë, e konsideron një kërcënim për Udhëheqësin. E dashura e Rudianit, Migena, e njihte personalisht Lindën dhe kështu, Rudiani përpiqet të kuptojë si dhe pse, ai dhe puna e tij, mund të kenë ndikuar në vdekjen e saj.

Vazhdimisht, në kontekste të shumta, personazhet e Kadaresë shprehin fjalët “për asnjë arsye”, si për të theksuar absurditetet keqdashëse të jetesës nën mbikëqyrjen e pandërprerë dhe frikën e pareshtur se mos akuzohen për krime të cilat nuk kanë dijeni se i kanë kryer. Të denoncohesh nga një qytetar tjetër, pa prova për shkeljen dhe pa ditur akuzat, do të thotë të përballesh menjëherë me fundin. “Kurthe, tradhti kudo”, thotë rrëfyesi. Në këtë gjendje, edhe të pish kafe në një kafene, mund të interpretohet si rebelim nga komisarët kureshtarë dhe Kadare na paraqet një skenë drithëruese në një kafene, midis Rudianit dhe një hetuesi, një skenë tek e cila, çdo filxhan kafeje, mund të jetë i fundit për Rudianin.

Në një moment, hetuesi thotë, “Sinqerisht, nuk të kuptoj”, ndërsa Rudiani i përgjigjet, “As unë nuk të kuptoj ty”. Fjalët janë bërë të pakuptimta; Stalinizmi fillimisht duhet të trazonte gjuhën, para se të torturonte njerëzit. Kur qeveritarët e bëjnë të  pakuptimtë gjuhën, mund të bëjnë të pakuptimtë edhe moralin dhe më pas, gjithçka mund të ndodhë. Diktatura Staliniste e shtrembëron mungesën postmoderniste të kuptimit në një burokraci shtypëse, duke përhapur enigmë kudo. Në fakt, emri i Migenës është një anagram për fjalën “enigmë”. Personazhet e Kadaresë do të ndiheshin si në shtëpi brenda botës purgatore të dramës “Në pritje të Godosë”, të Samuel Beket.

Rudiani jeton në një atmosferë mbytëse turbullimi. Në përpjekje për të kuptuar vdekjen e Lindës, ai dhe Migena, nuk merren vesh dhe kapen pas një logjike të pakuptimtë. Rudiani mendon, “Gjithçka ishte kaq e paqartë”. E si mund të jetë ndryshe? “Gjithçka ishte kaq e ndërlikuar”, është konkluzioni i zakonshëm i personazheve të Kadaresë. Regjimi është kaq i padepërtueshëm, saqë edhe vrasësit e tij nuk i kuptojnë qartësisht urdhrat. “Ata murmuritën për këtë ditë e natë. Pse disa ishin kaq të privilegjuar, ndërsa të tjerët u qortuan”?

Me një saktësi të ngjyruar, Kadare tregon se si komunizmi është mentaliteti i masës, pafuqia totale e individuales, mohimi depërtues i shpirtit, vullnetit dhe mendjes, shtuar dhe barra e punës vetëm në shërbim të shtetit. Në një nga dramat e Rudianit, personazhet nuk lejohen të thonë “mirëmëngjesi”, por vetëm “lavdi punës”.

Në një kohë kur vende të botës kanë nostalgji për komunizmin, romani i Kadaresë përballet me pamundësinë e egër të artit në një sistem autokratik, kundër individualitetit. Dorëshkrimet e dramave të Rudianit qëndrojnë të paprekura me filistinët e Komitetit të Partisë, në pritje të aprovimit ose refuzimit, pasi të këqyren për ndonjë sugjerim për përmbysje ose revoltë. Kadare ka qenë gjithnjë një stilist elegant dhe i qartë dhe John Hodgson e ka përkthyer këtë roman, ashtu si tre romanet e tjerë po nga Kadare: me një besnikëri mbresëlënëse ndaj ritmit të errët në prozë dhe në ngjarje. Faqet e fundit që përmenden këtu, të trazojnë në mënyrë të paharrueshme me përzierjen e trishtimit dhe të habisë. Rudiani “ishte rrethuar nga një boshllëk, e në këtë boshllëk, përpara syve të tij, po ndodhte diçka tek e cila nuk ndërhynte dot”. Por kjo diçka, ky boshllëk, ndërhynte tek ai, ashtu si te cilido shqiptar, që nga kryeqyteti e deri në fshat, duke e dënuar me një tmerr ngjethës. TIRANA TODAY

Tags: Fantazmatfletkadaretotalitarizmitvdekjenwashington post

TË LIDHURA

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin
Aktualitet

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

22:55 | 30/06/2025
Berisha po i fshihet gjyqit? Avokati Beçi tregon pse dështoi seanca e parë
Aktualitet

Berisha po i fshihet gjyqit? Avokati Beçi tregon pse dështoi seanca e parë

21:52 | 30/06/2025
Dështon seanca e parë e gjyqit të Berishës, Baton Haxhiu: Atij i intereson shtyrja
Aktualitet

Dështon seanca e parë e gjyqit të Berishës, Baton Haxhiu: Atij i intereson shtyrja

21:39 | 30/06/2025
Next Post
“Më kanë shkulur flokët”, akuzat e deputetit për pyetësorin skandaloz

“Më kanë shkulur flokët”, akuzat e deputetit për pyetësorin skandaloz

Dy ndeshje dy fitore, Kukësi i Pacult bëhet i frikshëm

Dy ndeshje dy fitore, Kukësi i Pacult bëhet i frikshëm

Nacionalizmi, rreziku real i demokracisë

Nacionalizmi, rreziku real i demokracisë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere
Kosovo

Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere

by mirseda
22:59 | 30/06/2025
0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës së radhës konstituive. Krasniqi tha se...

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

22:55 | 30/06/2025
Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

22:52 | 30/06/2025
Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

22:49 | 30/06/2025
Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

22:17 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com