Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Manchester United i shpëton jetën djalit të guvernatorit

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Manchester United i shpëton jetën djalit të guvernatorit

Dashuria për një ekip futbolli bëhet aq e madhe sa mund të ndikojë edhe në jetën tuaj. Rastin më të mirë na e sjell Shahbaz Taseer, i cili është gjallë akoma sot falë Manchester United. Duket e pabesueshme por është e vërtetë, që një ndeshje në fundjavë ishte ajo që e mbante gjallë Shahabz edhe pse torturat dhe rrahjet ia kishin kthyer jetën në ferr. Historia e Shahbazit ka të bëjë me këmbënguljen dhe dashurinë, qëndrueshmërinë dhe forcën e brendshme. Në gjithë këtë, pasioni për Manchester United ishte një rrugëdalje, një derë drejt botës, e njëjta botë, që dukej sikur kishte mbaruar mëngjesin e 26 gushtit 2011.

Shahbaz, i biri i guvernatorit (i vrarë) i rajonit të Punjab, midis Indisë dhe Pakistanit, u rrëmbye nga një grup militantësh islamikë (IMU – Lëvizja Islame e Uzbekistanit). Kërkesa për dëmshpërblim nuk kishte të bënte me paratë, por me të burgosurit (“vëllezërit myslimanë”) për të cilët grupi kërkon shkëmbim. Është fillimi i kalvarit për Shahbaz, që zgjati 5 vjet.

Një mijë kilometra larg, në ditët e rrëmbimit, në stolin e Manchester United qëndronte akoma Sir Alex Ferguson. Por për Shahbazin ndërkohë kanë filluar rrahjet, torturat. Është fillimi i një makthi me një fund të pasigurt. Një makth, të cilin ai mund ta kishte përfunduar vetë, me atë thikë që rrëmbyesit i kishin dhënë. “Ata e kishin lënë vendimin në  duart e mia”. Një dhunë psikologjike. Por Shahbazi kundërshton dhe “zgjedh” që të mos ti japë fund jetës.

Gjithashtu dhe mbi të gjitha falë… një radioje. Surreale, por e vërtetë: një nga rojet e caktuar për ta kontrolluar atë është një tifoz i Manchester United – njësoj si Shahbaz – dhe që nga nëntori i vitit 2012 ai fillon t’i japë fshehurazi një radio përmes të cilës mund të dëgjoje ndeshjet ose lajmet rreth United, gjithmonë i mbyllur në atë qeli. “Çfarë për të ishte një mëkat, për mua kjo ishte një dritare drejt botës”. Dritarja me pamje më të bukur, nga ajo që po përjetonte.

Dhe kështu lotët nuk janë për situatën që po kalon, por për fjalimin e fundit të Sir Alex në ditën e lamtumirës nga stoli i “Djajve të Kuq”; në fund të sezonit 2012/13 Manchester është kampion i Anglisë: dhe të mendosh se “lidhja” e parë e Shahbaz me këtë ekip u krijua në një derbi kundër Manchester City, në cilën United zgjeron distancën në renditje me ekipin e të njëjtit qytet. Vitet e ardhshme nuk do të jenë shumë të lumtura në “Old Trafford”, por për Shahbaz kjo nuk ka  shumë  rëndësi, në situatën e burgosjes në të cilën ai e gjen veten.

Dhe kur të rifitojë lirinë përsëri , ai do të deklarojë me shaka: “Isha më i lumtur me torturat, sesa kur shikoja ndeshjet me Moyes në stol!” Auto-ironia, një tjetër dhunti që e karakterizon Shahbazin: “Për fat të mirë unë kam qenë i burgosur në vitin në të cilin Manchester City fitoi Premier League dhe Chelsea fitoi Champions League … ky është vendi më i sigurt për një tifoz të United në një vit në të cilën ndodhin të dyja këto gjëra! “.

“E kisha atë thikë në dorën time. Mendova: Unë mund t’i jepja fund torturave, rrahjeve. Por është United … as që bëhet fjalë”. Pra, Shahbaz reziston edhe në vitet e mëvonshme “ndihet” pjesë e ekipit, pa e parë atë. I kujtohet historia e tifozit të verbër, i cili gjithsesi shkon në stadium, sepse futbolli rrjedh nëpër vena: ju e dini se ndodhet atje, edhe nëse nuk e shihni. Dhe ju ngroh. “Unë kurrë nuk kam parë Van Persie të luajë me ne. Nuk e dija se si Martial ose Rashford ishin në fytyrë. Por e dija se çfarë po bënin. E pabesueshme kur pashë Marcus për herë të parë … një fëmijë “.

Deri rreth tre muaj para lirimit të tij, Shahbazi vazhdoi kështu. Ai e kalonte javën me një mendim të vetëm që mund t’i jepte atij forcë: atë që në fundjavë, disi, ai do të ishte përsëri në kontakt me Unitedin. “Ajo është transformuar në një gjë spirituale për mua, një arsye për të jetuar. Nuk mund ta shpjegoj mirë, por … po, ajo më mbajti gjallë”.

Shahbaz u lirua në mars 2016 dhe qau një vit më vonë kur Manchester United ngriti një trofe, atë të Europa League, vetëm pak ditë pas sulmit terrorist në koncertin e Ariana Grande. Atij tashmë i kanë dhuruar uniformën origjinale të nënshkruar nga lojtarët dhe po planifikon mbylljen e kësaj historie të çmendur, duke udhëtuar në “Old Trafford”. Ajo është shtëpia e tij. Sepse në shtëpi jeni të sigurt, të mbrojtur, të fortë. Ishte kjo shtëpi  që i shpëtoi jetën./eds/

Tags: djalitguvernatoritjetënmanchestershpetonunited

TË LIDHURA

Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave
Sport

Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

22:07 | 25/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Humbje që dhemb për Teutën, bregdetarët presin merkaton
Sport

Humbje që dhemb për Teutën, bregdetarët presin merkaton

16:46 | 25/12/2025
Next Post
Mes studentëve të gjuhës shqipe në Serbi

Mes studentëve të gjuhës shqipe në Serbi

Shkurti muaji i “gostisë”; Në lupë 38 grupe mafioze

Shkurti muaji i “gostisë”; Në lupë 38 grupe mafioze

Kendall Jenner ka një përgjigje për kritikët lidhur me aknet e saj

Kendall Jenner ka një përgjigje për kritikët lidhur me aknet e saj







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Ndërtoi objekt pa leje pranë urës monument kulture, arrestohet 44-vjeçari në Klos

by mirseda
12:14 | 27/12/2025
0

Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj,...

Vazhdon fluksi në Kakavijë, emigrantë kthehen për festat e fundvitit

Vazhdon fluksi në Kakavijë, emigrantë kthehen për festat e fundvitit

11:34 | 27/12/2025
Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT,

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT,

10:08 | 27/12/2025
SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

22:44 | 26/12/2025
Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

22:25 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com