Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

EURALIUS shtang gjyqtarët: S’mjafton kalimi i Vettingut, peshku i madh do “serviret”

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
EURALIUS shtang gjyqtarët: S’mjafton kalimi i Vettingut, peshku i madh do “serviret”

Misioni i Bashkimit Europian për drejtësinë, EURALIUS, ka shpërndarë një manual ku i rekomandon politikës miratimin e ndryshimeve ligjore që do të bënin efektiv Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Rekomandime ka edhe për hetimin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kalojnë procesin e Vettingut.

Seanca dëgjimore për 57 gjyqtaret dhe prokuroret e parë që i janë nënshtruar të parët Vettingut, pritet të zhvillohen në fillim të shkurtit. Por për këtë nuk ka një afat. Megjithatë t’i mbijetosh Vettingut dhe të mbetesh në sistem, nuk do të thotë që në të ardhmen njerëzit e drejtësisë nuk do të përballen me ankesa nga qytetarët.

Që tani, misioni i Bashkimit Europian që asiston Shqipërinë për drejtësinë, EURALIUS, ka shpërndarë një manual se çfarë duhet të ndodhë me gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë Vettingun, por më vonë për ta mund të ketë hetim disiplinor. Manuali përmban 38 formularë mbi rregullat që duhet të ndjekin organet e reja të drejtësisë, Inspektorati i Larte i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për hetimin disiplinor të gjyqtarëve.

Te treja këtyre organeve, që në fakt ende nuk janë ngritur, udhëzohen se procedimi disiplinor nis jo vetëm me ankesë të qytetarëve, por edhe të subjekteve juridike, si për shembull një kompani. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, si organi që ka të drejtën e hetimit disiplinor, ka të drejtë edhe të gjobisë institucione të tjera në rast se nuk i vënë në dispozicion dokumente plotësues në funksion të hetimit disiplinor për gjyqtarin apo prokurorin.

Pas mbylljes së hetimit nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, vendimi për masën merret nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët. Por ligjet për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ai për organet e reja të drejtësisë, është i paplotë, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nene. Misioni EURALIUS i kujton politikës se këto dispozita te shfuqizuara duhet të zëvendësohen me të reja, duke marrë në konsideratë arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese-shkruan Top Channel.

Madje në dokumentin e EURALIUS-it theksohet se Kuvendi duhet të ketë përparësi miratimin e ndryshimeve në ligjin për statusin e gjyqtarëve. Misioni EURALIUS e vlerëson tranzitore fazën ku gjendet aktualisht drejtësia. Sepse çështja është që nëse nuk rishikohen ne kohe nenet e shfuqizuara, kryesisht neni 61 dhe 159 për organet e reja të qeverisjes gjyqësore që flasin për mbledhjet plenare të KLGJ-së dhe KLP-së, atëherë dy organet më të rëndësishme të reformës në drejtësi edhe sikur te ngrihen nesër, nuk kanë bazë ligjore të plotë për të funksionuar.

Tags: euraliusgjyqtareti madhkalimiPeshkuserviretshtangVETTINGU

TË LIDHURA

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë
Aktualitet

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje
Politikë

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi
Politikë

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Next Post
Simeone i mohon fitoren Interit në 90’+ (Video)

Simeone i mohon fitoren Interit në 90’+ (Video)

Ditëlindja e RD-së “emocionon” Metën: Suksese dhe jetë të gjatë!

Ditëlindja e RD-së “emocionon” Metën: Suksese dhe jetë të gjatë!

Forma e dobët e Sion, presidenti i çon lojtarët në zbor (Video)

Forma e dobët e Sion, presidenti i çon lojtarët në zbor (Video)







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti
Bota

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

by mirseda
22:25 | 29/12/2025
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet në Mar-a-Lago ku edhe është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjithashtu...

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

21:17 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com