Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Veliaj rriti me 40% çmimin e ujit, imagjinoni ç’mund të ndodhë pas privatizimit të UKT-së

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
Veliaj rriti me 40% çmimin e ujit, imagjinoni ç’mund të ndodhë pas privatizimit të UKT-së

Para pak muajsh Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me 31 vota nga 61 anëtarë, propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3.

Konkretisht, 25 vota ishin nga PS, dy të LSI (Genta Mezini dhe Agim Kraja), tre të PDIU dhe një e FRD, duke i hapur kështu rrugë Bashkisë së Tiranës për të kërkuar rritjen e çmimit të ujit nga Enti Rregullator i Ujit (ERU).

Gjatë gjithë kohës, kryebashkiaku Veliaj është “fshehur” pas rritjes së çmimit të ujit, duke u kapur te ajo që e quan furnizim i Tiranës me ujë të pijshëm në 24 orë.

Madje, Veliaj edhe u bëri moral shqiptarëve, teksa tha se “le të kursejnë një kafe prej 70 lekësh dhe të paguajnë ujin, që është shumë i rëndësishëm”.

Jo vetëm kaq, por kryebashkiaku Veliaj shkeli premtimin e tij, të bërë më 24 gusht 2016, ku tha se kompania Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të privatizohet, por atëherë ai siguronte që çmimi i ujit nuk do të rritej.

Tashmë, pas rritjes me 40% të çmimit të ujit, privatizimi i UKT-së do të sillte një tjetër rritje.

Kjo denoncohet edhe nga këshilltarët e PD-së, të cilët dolën në një konferencë për shtyp paraditen e sotme.

Duke iu referuar padisë që Veliaj ka bërë ndaj këshilltarit Akil Kraja, lidhur me një deklaratë të këtij të fundit, këshilltari Kreshnik Çollaku tha se demokratët nuk tremben me persekutime dhe dhunë verbale:

“Nga njëra anë është pushteti që angazhohet për të liruar trafikante dhe nga ana tjetër që mundohet të korruptojë çdo zë qytetar.

Ka dy këshilltarë të paditur, një nga një ish-ministre që ka qejf të luajë me radarët dhe njëra nga një kryetar bashkie, që ka qejf të luajë me taksat. Banorët na kanë votuar që taksat të mos ngriten, ata kanë përcaktuar detyrën tonë. Ne jemi të gatshëm për ta kryer këtë detyrë, ashtu siç bëri Akil Kraja, në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Kundër tij është ngritur një padi, pas deklaratës se 40% e ngritjes së çmimit të ujit është ngritur.

Ne sot jemi të gjitha këtu të paditur, sepse po kryejmë detyrën tonë. Kam një mesazh për kreun e Bashkisë dhe kryeministrin e tij:

Nëse mendoni se me këto do trembni demokratët, i keni bërë hesapet krejt gabim. PD lindi nga dhuna e diktaturës, ajo vetëm na forcon dhe është dëshmi se jemi në një kauzë të drejtë!”

Edhe këshilltari Akil Kraja foli para medies, teksa publikoi në monitor videon e Veliajt ku ky i fundit premtonte se çmimi nuk do të rritej, teksa fliste për privatizimin e UKT-së:

“Një turbullim i padrejtë të gjendjes shpirtërore të Erion Velijat. Ky është pretendimi i Erion Veliajt për padinë e tij, pasi ne kemi denoncuar rritjen prej 40% të çmimit të ujit.

Kjo deklaratë kishte vetëm një qëllim: sensibilizimin e qytetarëve. Më mirë se faktet çdo gjë do të ishte e tepërt. Veliaj thotë se po negocion privatizimin e ujësjellësit, por çmimi nuk do rritet. Çfarë ndodhi? Çmimi u rrit. Imagjinoni çfarë ndodh pas privatizimit të UKT-së”, tha Kraja. TIRANA TODAY

Tags: 40%Erion Veliajprivatizimirriti çmiminujitUKT

TË LIDHURA

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Next Post
Vdekja e të riut në Kurbin, jepet masa për 3 kushërinjtë

Vdekja e të riut në Kurbin, jepet masa për 3 kushërinjtë

Vrau motrën në mes të qytetit, kush është shqiptari i ekstraduar nga Britania

Vrau motrën në mes të qytetit, kush është shqiptari i ekstraduar nga Britania

Si u rrënjos emri “Miladin” në Shqipëri

Si u rrënjos emri “Miladin” në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

by mirseda
11:16 | 06/12/2025
0

Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë...

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com