Dy persona kanë rënë në pranga të Policisë së Shkodrës pasi në shenjë hakmarrjeje kanë hedhur lëndë shpërthyese në oborrin e një 58-vjeçari. Lënda shpërthyese ishte prodhuar me metoda artizanale.
Pas hetimeve të kryera nga Sektori për Hetim e Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër është dokumentuar dhe më pas është bërë arrestimi i personave të dyshuar.
Sakaq, në pranga ka rënë vëllezërit Klevin Palushaj, 22 vjeç dhe Paulo Palushaj, 24 vjeç, banues në fshatin Stajkë. Nga hetimet paraprake bëhet me dije se lënda eksplozive është vendos në banesën e shtetasit, P.P 58 vjeç, por fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.