Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Stadium modern me vlerë 8 milionë euro, Filo: Skënderbeu e meriton

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Stadium modern me vlerë 8 milionë euro, Filo: Skënderbeu e meriton

Viti i suksesshëm që zhvilluan korçarët këtë sezon duket se do të ketë një shpërblim shumë të madh. Bëhet fjalë që Skënderbeu të ketë një stadium modern me të gjitha kushtet dhe kriteret që kërkon UEFA. Dhe kjo nuk është më thjeshtë një ide, por projekti është gati dhe punimet do të nisin në vitin e ri, këtë gjë e ka konfirmuar vetë kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo.

Ai tregoi të gjitha detajet e impiantit të ri, i cili do të jetë mbi 75% i mbuluar, si dhe do të kushtojë diku te 7-8 milionë euro. “Gjatë vitit që vjen, do të fillojmë një projekt madhor për sa i përket sportit, siç është investimi në stadiumin ‘Skënderbeu’ të Korçës.

Ky investim së bashku me pjesën sportive dhe terrenet e reja do ta vendosin qytetin tonë në një pozicion elitar edhe për sa i takon infrastrukturës sportive. Kjo për vetë faktin se me një impiant të ri apo me terrenet e rinovuara të sportit, nuk besoj se e ka një qytet tjetër në Shqipëri. Tani na mbetet sfidë se si t’i vëmë në punë dhe të afrojmë sa më shumë sportistë”, tha fillimisht numri një i bashkisë.

Ai konfirmoi se për këtë investim do angazhohet edhe qeveria, ndërsa kanë marrë premtim edhe prej kryeministrit. “Për stadiumin ne kemi marrë një premtim dhe një angazhim nga ana e kryeministrit Rama që do të mbështesë projektin e rindërtimit të stadiumit ‘Skënderbeu’ të qytetit të Korçës.

Kjo është kryesorja, pasi pika e parë dhe e fundit, se përse nuk kemi pasur një stadium që të përmbushë kriteret europiane deri më tani, ka qenë pikërisht çështja financiare. Kjo, pasi nuk bëhet fjalë disa fonde, por për një fond të konsiderueshëm që shkon në afro 7-8 milionë euro.

Dhe kjo e bën këtë projektin më të madh që ne kemi zbatuar në bashki. Unë e kam kuptuar dhe mirëpritur padurimin e tifozëve korçarë për të pasur një stadium të parametrave të tilla, por duhet të na mirëkuptojnë edhe ata ne, pasi nuk është një projekt, i cili mund të përballohej nga të ardhurat e vetë bashkisë”, theksoi kryetari Bashkisë Korçë, në intervistën për Panorama Sport.

PROJEKTI – Më pas, Filo u ndal më specifikisht edhe në disa pika të ndryshme të këtij projekti, i cili do të ketë arkitekt Peter Uilson, të njëjtin që projektoi stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. “Është një stadium që do të ndërtohet nga e para dhe mund të ruhet vetëm hapësira e fushës dhe elementët e ndriçimit.

Pra, ato elementë që janë ekuivalente me standardin europian dhe që kualifikohen nga UEFA si të rregullta për zhvillimin e ndeshjeve europiane. Pjesa tjetër do të ndërtohet nga e para me standardet e përcaktuara nga UEFA. Unë kam parë imazhe që qarkullojnë në portale, por projekti nuk është ai.

Ne po punojmë me hartimin e projektit dhe, minimalisht, pjesa e tribunës dhe pjesa përballë do të jenë të mbuluara duke pasur parasysh edhe kushtet klimaterike të qytetit.

Më pas do të plotësohet me të gjithë pjesën tjetër duke filluar nga salla VIP, salla e gazetarëve, dhomat e lojtarëve, të zyrtarëve. Pra, çdo gjë do të jetë sipas standardeve të UEFA-s që ky stadium të jetë i klasifikuar për të luajtur të gjitha ndeshjet europiane.

Do të ketë një rritje të kapacitetit dhe ne kemi si synim që të shkojë rreth 9000 vende, gjë që e përcaktuam së bashku me presidentin. Skënderbeu luan edhe në kampionat dhe impianti duhet të ketë një numër jo shumë të madh që të mos duket bosh në ndeshje kampionati”, vijoi ai.

AFATET – Për sa i përket kohëzgjatjes dhe fillimit të punimeve, numri një i Bashkisë së Korçës siguroi që ky stadium do të fillojë nga ndërtimi në vitin 2018, por nuk bëri të ditur ndonjë afat të caktuar. Tashmë pritet vetëm që të hartohet projekti me saktësi dhe në përputhje të plotë me udhëzimet e Federatës Shqiptare të Futbollit që do të përcaktojë kriteret e duhura për të plotësuar kushtet e UEFA-s për luajtjen e ndeshjeve të Europës në Korçë.

“Tashmë bashkia është duke punuar për hartimin e projektit dhe nga ana tjetër edhe klubi duhet të caktojë piketat në bashkëpunim me FSHF-në që ky stadium të jetë i certifikuar”, përfundoi Sotiraq Filo, kryetari i Bashkisë së Korçës.

Tags: europeFilomodernShkëlqeushpërblejmëSkenderbeustadium

TË LIDHURA

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”
Sport

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

19:30 | 17/07/2025
Next Post
(Video) OnePlus prezanton versionin e ri të 5T

(Video) OnePlus prezanton versionin e ri të 5T

Voskopoja/E preferuara e piktorëve dhe poetëve, dyndje turistësh

Voskopoja/E preferuara e piktorëve dhe poetëve, dyndje turistësh

Dren Abazi ngre në këmbë Tiranën

Dren Abazi ngre në këmbë Tiranën

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com