Presidenti i vendit Ilir Meta do të jetë i ftuar puntatën e ardhshme në “Xing me Ermalin” në Tv Klan, ku do të performojë një parodi me çifteli. Presidenti Meta do të vijë me një intervistë ndryshe nga ajo që e kemi parë zakonisht, ku nuk do të mungojnë edhe batutat dhe pyetjet me spec nga vajza e tij Era.
Po ashtu Era do të këndojë një duet me Ermal Mamaqin, siç shihet edhe nga videoja e promos së emisionit të publikuar një ditë para ndërrimit të viteve.