Naftëtarët e Ballshit kanë kaluar orë ankthi teksa qëndronin para bankës në Fier në pritje të pagave. Tashmë historia e parave të prapambetura nga ana e kompanisë ka mbaruar. Pak kohë më parë në llogarinë bankare të naftëtarëve, kanë kaluar paratë që kompania iu kishte borxh pagën e muajit nëntor.
Gjatë ditës së djeshme, por edhe protestat në ditën e sotme, kanë rezultuar pozitive në kauzën e tyre. Ne diskutim me ministrin e linjës Damian Gjiknuri, ata morën premtimin se kjo histori do të gjejë zgjidhje, ndërsa nga ky momente llogaritë e punëtorëve janë shtuar me pagën e muajit nëntor.
Gjithashtu në vazhdën e kërkesave të tyre është edhe statusi i naftëtarit dhe kushtet e punës në të cilën punojnë.