Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandal me kirurgët/Flenë gjumë, por paguhen për punë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal me kirurgët/Flenë gjumë, por paguhen për punë

Në emisionin “STOP” ka mbërritur një denoncim, sipas të cilit, kirurgët e dytë në spitalin “Xhaferr Kongoli” në Elbasan nuk rrinë në detyrë kur janë turni i tretë. Gazetarja shkoi në qytetin e Elbasanit për të hetuar sesi qëndron e vërteta.

Kamera e fshehtë provoi se kirurgët e dytë ishin në shtëpi gjatë orëve të mbrëmjes, kur duhet të ishin në detyrë. Emisioni ”STOP” ka llogaritur dëmin financiar që vjen nga mjekët, të cilët paguhen pa qenë në punë.

Për këtë çështje emisioni iu drejtua me shkresë zyrtare drejtorisë së spitalit, të cilët thanë se “nuk ka ndodhur kurrë të mungojnë kirurgët, pasi ata janë të domosdoshëm dhe janë gjithmonë në ekip bashkë”.

Pas diplomimit mjekët betohen: “Në çastin kur po hyj në rradhët e anëtarëve të profesionit mjekësor, premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe”.

Por emisioni “STOP” provon të kundërtën…

Rasti 1

Doktoresha – Si jeni?

Qytetarja – Mirë! Si jeni?

Doktoresha – Çfarë problemi kishit?

Qytetarja – Dua të takoj dr. Stafën!

 Doktoresha – Doktor Fatosin? 

Qytetarja – Po!

 Doktoresha – Doktor Fatosi është në shtëpi.Qytetarja – Ah! Nuk është për momentin?

 Doktoresha – Jo!

Rasti 2

Qytetarja – Përshëndetje! Si jeni? Kam pak dhimbje barku. Dua të takoj doktoreshë Julin!

Doktori – Nuk është doktoreshë Juli sot. Nesër në mëngjes!Qytetarja – Nuk është sot?

Doktori – Jo, jo!

Rasti 3

Qytetarja – Më falni!

Doktori – Çfarë kishe?

Qytetarja – Unë kam dhimbje barku. Isha tek Urgjenca dhe më thanë: shko tek doktor Iliri!

Doktori – Doktor Iliri?

Qytetarja – Po!

Doktori – Nuk është sot doktor Iliri.Qytetarja – Ah! Nuk është sot?

Doktori – Është kirurg  tjetër.

Gazetarja e emisionit “STOP” tregon se sipas rregullave, gjatë turnit të tretë duhet të jenë dy kirurgë, njëri animator, ndërsa tjetri ambulancë. Ajo mundi të siguronte listën e mjekëve të turnit të tretë gjatë muajit Tetor dhe Nëntor.Emisioni “STOP” ka investiguar dhe ka vërtetuar nëpërmjet kamerave të fshehta se kirurgët e dytë qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht se paguhen për të qenë në Urgjencë.

Pagesa që merr një mjek i dytë roje për ditët e zakonshme është 5200 lekë, për ditët e shtuna 5600 lekë, ndërsa për ditët e diela dhe festat 6600 lekë.  

Për muajin Shtator, këta mjekë të dytë roje janë paguar në total me vlerën prej 120 200 lekësh të reja, ndërsa për muajin Tetor 125 000 lekë të reja. Me pak fjalë, kirurgët e dytë nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë dhe ndërkohë janë paguar rregullisht.Ndaj, emisioni “STOP” i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë Spitalore Elbasan “Xhaferr Kongoli”, por ata e hodhën poshët këtë akuzë, duke thënë:

“Nuk ndodh sepse të dy kirurgët janë të domosdoshëm dhe janë gjithmonë në ekip bashkë. Janë ekip të vendosur sipas protokollit mjekësor. Nuk ka rezultuar asnjëherë të na paraqitet ankesë për mungesë të kirurgut të dytë nga kirurgu i parë, Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë apo kontrollet e zyrës së Burimeve Njerëzore.”Domethënë, sipas Drejtorisë Spitalore Elbasan, gjithçka pamë dhe dëgjuam nëpërmjet kamerave të fshehta të emisionit “STOP” nuk janë të vërteta…

Tags: flenëgjumekirurgëtpaguhenpuneSKANDAL

TË LIDHURA

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike
Politikë

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

18:37 | 30/01/2026
Next Post
Flamurtari blindon sulmin, zyrtarizon dhe maqedonasin Gafurri

Flamurtari blindon sulmin, zyrtarizon dhe maqedonasin Gafurri

Prokuroria kërkon pezullimin e 3 gjyqtarëve, lekët e shqiptarëve bileta avioni

Prokuroria kërkon pezullimin e 3 gjyqtarëve, lekët e shqiptarëve bileta avioni

Klina qyteti i “harmonisë fetare”, krerët fetarë luajnë kalçeto çdo vit (Video)

Klina qyteti i “harmonisë fetare”, krerët fetarë luajnë kalçeto çdo vit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com