Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur pas takimit të sotëm të mbajtur në Elbasan, ku u prezantua para drejtuesve të policisë platformën e dhe sigurisë në komunitet.
Në fund të takimit, Xhafaj ka dhënë disa detaje për media, duke shprehur shqetësim për situatën lidhur me kriminalitetin në këtë qytet.
“Për kriminalitetin në Elbasan mbetem i shqetësuar, jemi duke u marrë me strukturat e reja, njerëzit që kemi vënë këtu janë më të mirët, ekspertët më të mirë, që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe provave që nuk bëhet brenda ditës e natës. Ata, Çapjat dhe si e kanë ata të tjerët, Çelajt nuk mundet të sinjifikohen dhe simbolizojnë këtë qytetet me vlera. Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në veprimtari kriminale të jeni të sigurt se në momentin më të përshtatshëm do të marrin ndëshkimin e merituar”- tha Xhafaj.