Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Fundi i epokës së Merkelizmit

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Fundi i epokës së Merkelizmit

Nga Dirk Kurbjuweit, “Der Spiegel”/Pushteti? Politikanët në Gjermani nuk duket se e duan atë. Demokratët e Lirë (FDP) janë larguar tashmë prej tij, dhe Social Demokratët (SPD) kanë qenë tepër ngurrues javët e fundit. Po çfarë nuk shkon me këta politikanë? A nuk është pushteti afrodiziaku më i fortë?

Njerëzit thonë se zakonisht zogjtë fluturojnë në një mënyrë të çuditshme para fatkeqësive natyrore si tërmetet apo shpërthimet vullkanike.

E njëjta gjë duket se vlen edhe për disa politikanë. Ata e ndjejnë se diçka do të ndodhë – diçka e madhe – fundi i epokës së Merkelit.

Për rrjedhojë, ata sillen ndryshe nga e zakonshmja. Mund të duhet ende njëfarë kohe para se Angela Merkeli të largohet nga pushteti, por është e qartë se kemi hyrë në fazën e fundit të Merkelizmit.

Kjo formë e qeverisjes, ka qenë dominante në Gjermani gjatë 12 viteve të fundit. Ajo vendos konsensusin, qetësinë dhe stabilitetin mbi gjithçka tjetër.

Kjo është arsyeja se përse udhëheqësit e Merkelizmit, bëjnë gjithçka që munden për të shmangur mosmarrëveshjet, dhe për të qetësuar votuesit.

Habitati natyror i Merkelizmit është qendra politike, ku dëshira për konsensus shoqëror është më e madhe, pikërisht pasi qendra besohet se është mishërim i konsensusit. Asnjë vëmendje nuk i kushtohet periferisë politike.

Boshti ideologjik është opsional dhe politikat që ndiqen janë fluide – dhe madje mund të huazohen nga kundërshtarët politikë.

Sigurisht, Gjermania ka përfituar nga Merkelizmi. Vendi manovroi me elegancë përmes krizës financiare globale, dhe ekonomia përparoi.

Megjithatë, Merkeli nuk qe kurrë në gjendje të ndërmerrte reforma të mëdha, pasi nëse do ta bënte këtë do të kishte zemëruar njerëzit, dhe do t’i jepte fund qetësisë.

Mjerisht, edhe demokracia ka degraduar disi, për shkak se debati, konflikti është limfa e saj – konkurrenca midis pozicioneve të ndryshme.

Simptoma më e errët e kësaj lloj qeverisjeje, ishte dëshira për një pjesëmarrje më të ulët të votuesve, sepse partia e Merkelit, konservatorët Kristian Demokratët (CDU), mendonin të përfitonin nga kjo.

Tani Merkelizmi është në krizë, për shkak se nuk ekzistojnë me dy parakushte të rëndësishme. Më së paku, ai kërkon një klimë shoqërore në të cilën është i mundur një konsensus i gjerë.

Dhe, nga vetë natyra e tij, kërkon gjithashtu një Angela Merkel të fortë. Për shumë vite, në Gjermani u ruajt një konsensus themelor.

Koncepti i qetësimit i Merkelit, kryesisht ka funksionuar – dhe as kriza më e madhe e kohës së saj, kriza financiare globale, nuk mundi ta përçajë vendin.

Por kjo paqe mori fund, për shkak të krizës së refugjatëve në vitin 2015 – një konflikt që futi në parlament partinë populiste të krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), përçau kristiandemokratët Merkelit, distancoi Demokratët e Lirë nga të Gjelbrit, dhe krijoi një të çarë në mesin e socialdemokratëve të qendrës së majtë dhe fraksionit konservator.

Kjo ndarje tani po shkon nga e djathta drejt qendrës politike, dhe në të djathtë është shfaqur një periferi e gjerë, në të cilën nuk është i mundur asnjë lloj konsensusi.

Në fakt, ironia e madhe e kohës sonë, është se Merkelizmi rrëshqiti në krizë, pasi shkeli parimet e veta. Kancelarja guxoi të merrte një qëndrim mbi çështjen e refugjatëve, dhe ajo distancoi pjesë të elektoratit të luhatshëm gjerman.

Kjo çoi në një rezultat të dobët në zgjedhjet e shtatorit për kristiandeokratët e Merkelit, dhe për pasojë vuajti edhe vetë autoriteti i Merkelit.

Njerëzit janë bërë tashmë të vetëdijshëm, se ajo ka gjasa të qeverisë vetëm për 2 apo 3 vitet e ardhshme. Kjo ka inkurajuar pasuesit e saj të mundshëm.

Jens Spahn i CDU-së, po e sfidon hapur kancelaren, duke kritikuar politikat e saj mbi refugjatët, dhe duke vënë në pikëpyetje dëshirën e saj për të formuar një qeveri së bashku me socialdemokratët e qendrës së majtë.

SPD dhe FDP janë tashmë duke e distancuar veten nga ajo. Të dyja partitë e kanë mësuar nga përvoja, se Merkelizmi jeton duke thithur edhe energjinë e të tjerëve.

Secila prej tyre përjetoi rënien e mbështetjes elektorale, pas qeverisjes së bashku me Merkelin në koalicionet e kaluara.

Është epoka post-Merkel, ajo që konsumon tashmë mendimet e tyre. Dhe ata duan të sigurohen që kur të vijë koha, të jenë në pozitën më të mirë të mundshëm.

Faza e fundit e çdo epoke, ka prirjen të shohë një ndryshim në vëmendjen ndaj së ardhmes. Dhe kjo është diçka e keqe për të tashmen.

Gjermania, po vuan aktualisht nga mungesa e një qeverie të qëndrueshme – si brenda dhe jashtë vendit. Konservatorët, SPD-ja dhe FDP-ja, të gjitha kanë mungesë lidershipi. Zogjtë po fluturojnë në një mënyrë të çuditshme.

Ndërkohë, Merkelizmi shtrihet mbi rrënoja. Qëllimi i Merkelizmit ishte të qetësonte vendin, por politikat e tij mbi refugjatët si dhe humbja pasuese e kontrollit, shkaktuan acarim tek gjermanët.

Ai kërkoi stabilitet me thuajse çdo çmim, por e futi vendin në një nga periudhat e tij më të paqëndrueshme.

Megjithatë problemi më i madh me Merkelin, siç rezultoi kohët e fundit ishte vetë Merkeli. Ajo tani lidhet me një fund – dhe jo me një fillim të ri.

Nëse Gjermania përfundon me një përsëritje të koalicionit të saj aktual apo me një qeveri të pakicës, shumica e fokusit do të mbetet tek fundi i epokës së Merkelit.

Dhe paqëndrueshmëria që do të krijojë, ky kombinim i paralizës politike me luftën për pushtet, do të zgjasë me vite. Por a është e gjitha kjo e nevojshme?

Nëse Merkel është kaq e shumë e lidhur me stabilitetin, atëherë ajo duhet të jetë në gjendje të shohë se vendi nuk do të përfitojë aspak, nëse e arrin apo e tejkalon rekordin e Helmut Kohl me 16 vite në detyrën e kancelarit.

Edhe Merkeli duhet të fillojë të imagjinojë të ardhmen e politikës në Gjermani – një e ardhme pa Merkelin.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: epokësfundigjermaniglobaleKonkurrencaMerkelizmit

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Flamurtari urim special tifozëve për festat e fundvitit (Video)

Flamurtari urim special tifozëve për festat e fundvitit (Video)

“Zoti i Masakrës” mbyll vitin 2017-të në TKK

“Zoti i Masakrës” mbyll vitin 2017-të në TKK

Burg për prodhuesit dhe shitësit e fishekzjarrëve dhe kapsollave

Burg për prodhuesit dhe shitësit e fishekzjarrëve dhe kapsollave







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com