Kryemadhi i ka kërkuar ambasadorit amerikan, Donald Lu, që të bëjë një vlerësim objektiv për ngjarjet brenda dhe jashtë parlamentit, gjatë votimit të kryeprokurores Arta Marku dy ditë më parë.
Sipas Kryemadhit, dhuna ndaj deputetëve dhe militarizimi i kuvendit, ishin akte të pafalshme të cilat nuk janë shënuar asnjëherë në vend. Ajo nënvizoi se kjo është një strategji e Ramës për të mbuluar aferat e Tahirit dhe ministrave të tjerë.
“Ishte një proces i një anshëm i cili u krye nga Kryeministri me qëllimi kapjen e institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme për të mbuluar aferat e tij dhe të çështjeve shumë të rëndësishme në hetim si procesi ndaj ish Ministrit Tahiri dhe dosjeve korruptive të ministrave të tjerë.”-tha ajo.
Ajo i rikujtoi ambasadorit se zgjedhja e kryeprokurores ishte tërësisht antikushtetuese dhe dhuna nuk ka asnjë tolerim, pasi Rama i ndihmuar edhe nga Ruçi, dhunuan dhe instaluan një militarizim të pa parë në historinë e Shqipërisë.
“Ishte një proces i njëanshëm i cili u krye nga Kryeministri me qëllimi kapjen e institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme për të mbuluar aferat e tij dhe të çështjeve shumë të rëndësishme në hetim si procesi ndaj ish Ministrit Tahiri po ashtu dhe dosjet e korrupsionit të ministrave të tjerë”,tha Kryemadhi.