Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Dy ditë pas protestës, Lu në zyrën e Bashës

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dy ditë pas protestës, Lu në zyrën e Bashës

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka mbërritur në selinë blu, ku po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky takim mes ambasadorit amerikan dhe Lulzim Bashës vjen dy ditë pas protestës masive, e cila u shoqërua me dhunë brenda dhe jashtë Kuvendit. Mësohet se takimi është kërkuar nga ambasadori amerikan Donald Lu.

Kujtojmë se kryedemokrati Basha ka mbajtur një qëndrim të kundërt me ambasadorin amerikan për sa i takon zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, gjë që çoi në protestën e opozitës, por edhe në dhunë.

Pas kaosit që ndodhi në protestë, reagoi edhe Ambasada e SHBA-ve, e cila ka dënuar dëmtimin e pronës publike, duke shtuar se “hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme”, ndërsa shtonte se Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur.

Në reagimin e ambasadës, po ashtu paralajmërohej për ndjekje penale ndaj zyrtarëve të korruptuar të nivelit të lartë.

Reagimi i ambasadës:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vettingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

Basha i është përgjigjur ambasadorit Donald Lu, pas kritikave të këtij të fundit për protestën e djeshme të opozitës. Basha ka thënë se në SHBA një qeveri e lidhur me krimin do të ishte rrëzuar dhe një ministër si Saimir Tahiri do të ishte në burg. 

“Kur Kushtetua dhunohet, dhunohet çdo njeri, pavarësisht statusit. Protesta e djeshme dhe ajo që do vazhdojë janë shprehje të revoltës së qytetarëve kundër mashtrimit të Ramës me reformën në drejtësi. Në fakt, është provuar dje se Rama është i vendosur në rrugën e tij antireformë. Parlamenti nuk është ai që patë dje me një shumicë të marrë peng nga krimi dhe paratë e drogës. Parlamenti nuk është karriget apo kartonat e deputetëve. Ajo çfarë është e rëndë nuk është sjellja e opozitës në parlament, por sjellja e Ramës me kushtetutën, dhunimi i saj. Ka vetëm një shkatërrim dhe dhunim, ai i Ramës ndaj kushtetutës.

Partia Demokratike dhe unë jemi në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Vazhdoj të theksoj se nuk komentoj deklarata e ambasadorëve. Natyrisht ata mbajnë përgjegjësi për ato që thonë dhe japin llogari atje ku japin”, tha ndër të tjera Basha.

Ky i fundit ka paralajmëruar një varg protestash të opozitës që pritet të nisin në fillim të janarit.

Tags: donald lululzim bashaprotestaseline blutakim

TË LIDHURA

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

21:43 | 08/04/2026
Për punët e Shqipërisë
Aktualitet

Për punët e Shqipërisë

19:46 | 08/04/2026
Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip
Kryesore

Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip

19:23 | 08/04/2026
Next Post
Alarmi/Do vriten liderët e Ballkanit, Kosova i ngushton kufijtë Serbisë

Alarmi/Do vriten liderët e Ballkanit, Kosova i ngushton kufijtë Serbisë

“Kallashnikov” paraqet armë të re (Video)

"Kallashnikov" paraqet armë të re (Video)

Ambasadori i OSBE: Mos u fokusoni vetëm te Reforma në Drejtësi…

Ambasadori i OSBE: Mos u fokusoni vetëm te Reforma në Drejtësi...







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com