Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Profil/ Kush është Arta Marku, prokurorja e re që u zgjodh poshtë çadrave

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Profil/ Kush është Arta Marku, prokurorja e re që u zgjodh poshtë çadrave

Arta Marku, 41-vjeçarja do të jetë tashmë prokurorja e përkohshme, ajo që do të zëvendësoje kryeprokurorin Adriatik Llalla. Arta Marku u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001.

Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016.Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.

Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë. Në fakt për numrin e pakët të dosjeve të hetuara, zonja Marku u pyet edhe nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilëve iu përgjigj se ajo kishte firmosur mjaft dosje të hetuara prej kolegëve dhe të përcjella në Gjykatë.

Me 69 vota pro dy kundër dhe dy abstenim, deputetet e mazhorancës votuan Arta Markun në detyrën e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme.

Seanca plenare është zhvilluar në një situatë të tensionuar si brenda edhe jashtë sallës së Kuvendit. Deputetët e opozitës kanë hedhur brenda në sallë tymues, duke krijuar një situatë kaotike. Megjithatë kjo nuk e ka penguar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi që të vijojë me votimin e projektligjeve.  

“Hapet votimi, votimi i fshehtë, vazhdon votimi…69 vota pro, 2 kundër, 2 abstenim”, tha Gramoz Ruçi.

Menjëherë pas votimit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi që “të gjitha votimet e tjera të shtyhen për seancën pasardhëse. Të shtyhet votimi për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe për komisionin e prokurimit publik.”

Gramoz Ruçi: Atëherë 20 minuta pushim, të thirret zonja Marku për të bërë betimin.

Pritet që Marku të bëjë betimin e saj para Kuvendit, ndërsa seanca është ndërprerë disa herë që nga nisja e saj. 

Komisioni i Ligjeve zgjodhi 3 nga 7 kandidatët që u vetëofruan për pozicionin e Kryeprokurorit të përkohshëm, por socialistët mbështetën Arta Markun dhe jo atë të Ferdinand Elezit dhe Ermira Tafanit.

Zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm kundërshtohet ashpër nga opozita e bashkuar. 

Tags: Arta MarkuçadraveështëkushposhtëProfilprokurorjazgjodh

TË LIDHURA

Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim
Aktualitet

Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim

13:08 | 03/03/2026
“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve
Aktualitet

“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

13:05 | 03/03/2026
Vlorë/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari me armë në brez
Aktualitet

Vlorë/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari me armë në brez

13:04 | 03/03/2026
Next Post
Betohet kryeprokurorja Marku në kushte ekstreme mes tymueseve

Betohet kryeprokurorja Marku në kushte ekstreme mes tymueseve

Ndizet “El Clasico”/Barcelona nuk tregon respekt për madrilenët

Ndizet “El Clasico”/Barcelona nuk tregon respekt për madrilenët

FOTO/Dhunë në Kuvend, deputeti i PS-së i tregon forcën deputetes Kejdi Mehmetaj

FOTO/Dhunë në Kuvend, deputeti i PS-së i tregon forcën deputetes Kejdi Mehmetaj







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim
Aktualitet

Tre bosët e call center-ave të goditur nga SPAK, rol kyç i një gruaje dhe dyshimet për dekonspirim

by mirseda
13:08 | 03/03/2026
0

Pas denoncimit të gazetarëve italianë të emisionit Le Iene, SPAK goditi një prej karteleve më të fuqishme...

“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

“Të gjithë para Parlamentit për të mbrojtur shtetin ligjor”, Berisha thirrje qytetarëve

13:05 | 03/03/2026
Vlorë/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari me armë në brez

Vlorë/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari me armë në brez

13:04 | 03/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Ushtria izraelite godet zyrën presidenciale të Iranit

Ushtria izraelite godet zyrën presidenciale të Iranit

13:00 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com