Me tone të forta e me mesazh të prerë, kryedemokrati Lulzim Basha i bëri thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga plani për uzurpimin e kryeprokurorit, duke e paralajmëruar që të tërhiqet ose ndryshe të përballet me pasojat.
“Sot është një ndër ditët më dramatike ëpr këtë kuvend, më të rëndat për demokracinë 27 vjecare, më të vështira për qytetarët shqiptarë, që duan respekt të ligjit dhe kushtetutës. Të marrë pushtet që nuk i takon, e ka të ndaluar ta prekë, t’i afrohet, kjo është seancë antikushtetuese. Sot në mënyrë tinzare, po bëheni gati për grusht shteti, prek shekujsh perëndimi BE, SHBA, e kanë sanksionuar qartë ndarjen e pushteteve si themeli i demokracisë”- tha Basha nga foltorja e Kuvendit.
Sipas tij, kjo është arsyeja se pse kushtetuta dhe reforma ia ndalon shprehimisht emërimin e prokurorit të përgjithshëm.
“Hiqni duart nga pushteti i drejtësisë, jeni paralajmëruar të mos pengoni hetimet për Tahirin, Dakon, Sejdinin, dosjet e ministrave, koncesionet, por ju jeni të vendosur të shkelni kushtetutën për të mbrojtur veten tuaj, pushtetin dhe pasuritë tuaja. Ky është çasti i fundit ku në emër të kushtetutës ju ftoj të tërhiqeni, urdhri i popullit binduni atij ose përballuni me pasojat”- tha ai.