Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Ditë zie” tek Partizani, Luftëtari me 5 yje/Laçi hipotekon fitoren e tretë në Vlorë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Ditë zie” tek Partizani, Luftëtari me 5 yje/Laçi hipotekon fitoren e tretë në Vlorë

Luftëtari tashmë ka bërë kthesën e madhe dhe ka shpresë për të siguruar qëndrimin në Superiore. Të besuarit e Hasan Likës kanë shpartalluar Partizanin e Starovës në Gjirokastër me rezultatin e thellë 5-0. Një rezultat që askush nuk e kishte menduar, në këtë pikë të sezonit ku u mendua se Partizani ishte kthyer pas atyre 10 pikëve të marra në katër ndeshjet e fundit. Një triumf i pastër taktik i Hasan Lika ndaj Starovës, bashkë me të cilin e ka shpallur për herë të fundit kampion Partizanin në vitin 1993. Partizani në pjesën e parë ishte katastrofë, ku u detyrua tre herë të nxirrte topin nga rrjeta dhe mbrojtja e kryeqytetasve ishte katastrofë. Në minutën e 21-të, falë këmbënguljes së gjatë të bluzinjve, Dejvi Bregu i gjendur në kohën dhe vendin e duhur pranë vijës fatale, nuk e ka të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.

Brishtësia e të kuqve në fazën mbrojtëse doli në pah edhe të 37-tën, kur Kristal Abazaj pasi shmang Ibrahimin realizon të dytin për vendasit përballë Hoxhës. Por mbrojtja e tmerrshme e Partizanit i la hapësira një prej lojtarëve më të mirë të Luftëtarit, Rrocaj i cili 2 minuta me vonë, me Hoxhën që s’mund të bënte asgjë për të shmangur të tretin. Tmerri për 15-herë kampionët e Shqipërisë do të vijonte edhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 61-të Eri Lamçja do të realizonte golin e katërt. Nuk do të kishte fund “makthi” për të kuqtë, pasi Lamçja shënoi edhe golin e pestë dhe të dytin personal 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Laçi bën 3 fitore radhazi, teksa ia ka dalë të marrë 3 pikët edhe në Vlorë, në një takim të luajtur në 2 ditë. Pjesa e parë e sfidës, e luajtur dje në Vlorë, përfundoi me rezultatin 0-1 për Laçin, ndërsa u ndërpre më pas për shkak të reshjeve të shumta, për të vijuar sot. Në 45-minutëshin e dytë, skuadra e Mezanit arriti të administrojë mirë avantazhin e djeshëm, ndërsa Flamurtari u ndal në shtyllë, dhe nuk arriti të gjejë rrjetën e Selmanit. Kështu Mezani rikthehet në Vlorë dhe bën që drejtuesit e Flamurtarit të pendohen që nuk i besuan, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e tretë të renditjes, me 24 pikë.

Tags: “Ditë zie”5 yjefitorenhipotekonlaciLuftetaripartizanitretëvlore

TË LIDHURA

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon
Sport

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

22:33 | 03/10/2025
Fitorja e parë sezonale vjen në derbi, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit
Sport

Fitorja e parë sezonale vjen në derbi, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:21 | 03/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve
Sport

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
Next Post
FOTO/Papa feston 81-vjetorin, kjo është torta speciale

FOTO/Papa feston 81-vjetorin, kjo është torta speciale

Gazi në Kuvend/Kurtit s’i mbarojnë “telashet”, gjykata e kërkon sërish

Gazi në Kuvend/Kurtit s’i mbarojnë “telashet”, gjykata e kërkon sërish

Panucci nuk është frikacak, më mirë se De Biasi

Starova jep dorëheqjen pas humbjes së turpshme në Gjirokastër

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen
Bota

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen

by mirseda
22:40 | 03/10/2025
0

Hamasi ka thënë se pranon të lirojë pengjet izraelite, të vdekur dhe të gjallë, sipas planit të...

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

22:33 | 03/10/2025
Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

22:19 | 03/10/2025
Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

21:58 | 03/10/2025
SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

21:40 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com