Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Përfundojnë prostituta vetëm prej shantazheve

7 vjet ago
in Të Gjitha
Përfundojnë prostituta vetëm prej shantazheve

Dy të rinj takohen, djali propozon martesë, premton jetë më të mirë duke përfshirë edhe jetesën jashtë Kosovës. Ky është vetëm njëri prej skenarëve, i cili përfundon me shantazh ndaj vajzës për të kryer prostitucion të dhunshëm.

Njëra nga format e shantazhit nga kryesit e këtyre veprave janë videot me pamje intime të incizuara paraprakisht dhe kërcënimet se të njëjtat do të publikohen apo do të dërgohen te familjarët e vajzës.

Policia thotë se kjo formë e shantazhit në shoqërinë kosovare shihet si shumë shqetësuese, duke shtuar faktin se shumica e këtyre viktimave të trafikimit janë nën moshën 18-vjeçare.

Shefi i Sektorit Qendror të trafikimit me qenie njerëzore në Policinë e Kosovës, Riza Murati, ka treguar për Radion Evropa e Lirë sesi ndodh mashtrimi i viktimave.

“Fillimisht, rekrutimi i viktimave bëhet përmes mashtrimeve të ndryshme, janë ato mashtrimet për martesa, kur rekrutohen apo mashtrohen se do të kenë jetë të mirë apo studime jashtë vendit. Pastaj, përmes kësaj arrijnë që kryesit të sigurojnë video intime të viktimave, të femrave me të cilat ata një pjesë të kohës e kalojnë si, të themi, të dashura të tyre. Më pas përmes atyre video-incizimeve, ato shantazhohen që të kryejnë veprimtari ose të shfrytëzohen, pastaj, detyrohen të dalin me persona të tjerë për t’iu sjellë kriminelëve përfitime”, ka thënë Murati.

Shumica e këtyre rasteve identifikohen përmes operacioneve policore, pasi viktimat janë të frikësuara ta thërrasin policinë.

Deri në këtë periudhë të këtij viti, Policia e Kosovës ka raportuar për 22 raste të trafikimit, për dallim nga 36 raste sa kanë qenë në vitin e kaluar.

Menjëherë pas luftës, viktimat e prostitucionit ishin nga shtete kryesisht të Evropës Lindore. Sot, shumica e viktimave janë vajza të trafikuara brenda territorit të Kosovës.

Murati ka treguar se në kuadër të Policisë së Kosovës, përkatësisht sektorit të trafikimit me qenie njerëzore, ekziston edhe sektori për asistencë dhe mbrojtje të viktimave të trafikimit që merret me procedurat e veprimit për ri-integrim afatgjatë të viktimave të trafikimit.

Përveç kësaj, në Kosovë ekziston edhe Strehimorja Shtetërore e sigurisë së lartë, si dhe dy strehimore të tjera që funksionojnë si organizata joqeveritare dhe ofrojnë shërbime të tilla.

Në Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me qenie njerëzore, organizatë qeveritare që ofron shërbime të rehabilitimit dhe riintegrimit për viktimat, kemi siguruar një rrëfim të një vajze, e cila ka qenë viktimë e trafikimit seksual përmes shantazhimit.

Këto janë disa pjesë të rrëfimit të viktimës:

“…pastaj më urdhëruan të kem marrëdhënie seksuale me burra të tjerë. Ai që më dhunoi i pari, ishte si bosi im. Gjatë gjithë kohës ai më kërcënonte se më ka filmuar kur unë jam detyruar të kryej marrëdhënie seksuale, e do t’iu tregoj prindërve të mi çfarë kam bërë”, ka thënë viktima.

“E mbaj mend ditën kur tentova të ikja nga ai vend, sa shumë më ka torturuar. Ende kam shenja në trup. Gjithmonë më thoshte se ka të njohur në Polici…”

Sipas sociologes Linda Gusia, kthimi në familje nuk është zgjidhje për këto lloj viktimash dhe se institucionet duhet të luajnë rolin kryesor në rehabilitimin e tyre.

“Problemi është që shoqëria jonë patriarkale, familja jonë tradicionale e bën gati të pamundshme për këto vajza për t’u kthyer në gjirin familjar apo të kthehen në jetën të cilën e kanë pasur më përpara”, ka thënë Gusia.

Gusia e sheh pavarësimin e vajzave si mundësinë më të mirë që ato t’i kthehen jetës në shoqëri: “Njëra prej arsyeve se pse këto gra e vajza bien pre e trafikimit, është varfëria dhe ndihmesa më e mirë do të ishte që ato të pavarësohen ekonomikisht dhe të krijojnë idenë se ato mund të jenë të pavarura dhe mund të mbijetojnë në aspektin financiar. Këtë e konsideroj si çështje kryesore”.

Deri më tash për këtë lloj të shantazhit për shfrytëzim seksual, një person është dënuar me më shumë se 12 vjet burgim. Policia thotë se e ka të pamundur t’i zbulojë këto raste nëse qytetarët nuk bashkëpunojnë me organet e rendit, shkruan REL.

Edhe në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Kosova nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim.

Tags: përfundojnëprejprostitutashantazhevevetem

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Hamsik prek historinë, Napoli merr kryesimin e Serie A (Video)

Hamsik prek historinë, Napoli merr kryesimin e Serie A (Video)

“Isuf Kalo i mori postet ‘me urdhër’ nga lart”

“Isuf Kalo i mori postet ‘me urdhër’ nga lart”

Spalletti: Ulëm intensitetin e lojës dhe u ndëshkuam

Spalletti: Ulëm intensitetin e lojës dhe u ndëshkuam

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan–Librazhd
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan–Librazhd

by mirseda
11:58 | 09/06/2025
0

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin dhe si...

Mashtrimet kibernetike, eksperti: Pasojë e publikimit të të dhënave

Mashtrimet kibernetike, eksperti: Pasojë e publikimit të të dhënave

11:52 | 09/06/2025
E mitura zhduket nga shtëpia, babai njofton autoritetet

E mitura zhduket nga shtëpia, babai njofton autoritetet

11:50 | 09/06/2025
Në jug të Shqipërisë, roboti zëvendëson kamarierin

Në jug të Shqipërisë, roboti zëvendëson kamarierin

11:21 | 09/06/2025
Shqiptari në Itali qëllohet me plumb në kokë, ja si paraqitet gjendja e tij

Shqiptari në Itali qëllohet me plumb në kokë, ja si paraqitet gjendja e tij

11:14 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com