Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gënjeu dje apo sot? Cilin qumësht të Panaritit duhet të pimë?

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Gënjeu dje apo sot? Cilin qumësht të Panaritit duhet të pimë?

Kalimi nga mazhoranca në opozitë, duket se ndikon drejtpërdrejt te politikanët tanë, duke bërë që shpesh ata të ndryshojnë qëndrim nga ekstremi në ekstrem. Duket se i tillë është edhe rasti i ish-ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

Vetëm para 6 muajsh, ishte pikërisht ministri në detyrë në atë kohë Edmond Panariti, ai që reklamonte teknologjitë në një fabrikë qumështi, duke i cilësuar ato si siguri jo vetëm për shëndetin e shqiptarëve, por edhe për më gjerë, teksa sugjeronte hapjen e eksporteve në tregjet rajonale, por jo vetëm.

“Sot vizitova një fabrikë ikonë të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, e cila garanton cilësinë por edhe sigurinë ushqimore. Produktet e qumështit, edhe me teknologjinë tetrapak, të synojnë eksportet dhe janë të gatshme, duke garantuar cilësi e siguri. Industria jonë moderne e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, falë dhe mbështetjes tonë financiare, e shkëputi përfundimisht këtë produkt nga buza e rrugës dhe trotuaret. Sot qumështi, kosi, djathi e nënproduktet, kanë vetëm fizionomi e standarde evropiane”, shprehej Panariti në muajin maj të 2017-ës.
Sigurisht, në atë periudhë ai ishte ministër i Bujqësisë dhe nuk kishte si të “shante” cilësinë e produkteve të qumështit. Madje, siç citohet më sipër, ai jepte edhe garanci, teksa deklaroi se industria moderne e shkëputi përfundimisht qumështin nga buza e rrugës dhe trotuarit.

Por, sot ai alarmoi thuajse të gjithë shqiptarët, pasi tashmë jo në qeveri, bëri një akuzë shumë të fortë, teksa tha se qumështi vendas rezulton me substancë kancerogjene.

Panariti shkoi më tej, teksa kërkoi që të bllokohet menjëherë prodhimi ose të tërhiqen nga tregu produktet e përlyera, në të kundërt ai kërkon nisjen e menjëhershme të hetimit nga prokuroria.

“Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine. Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit. MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato. Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet”, shkruante sot Panariti.

Pra, kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë të ish-ministrit Panariti brenda 6 muajsh.

Mbase Panariti harroi të na jepte disa detaje të rëndësishme, si për shembull sa kohë ka që shqiptarët konsumojnë qumësht me aflatoksinë? Mos ndoshta ky problem ka qenë aktual edhe para 6 muajsh, kur në krye të ministrisë së Bujqësisë ishte Panariti, i cili në atë kohë jepte sigurinë maksimale për qumështin dhe nënproduktet e tij? TIRANA TODAY

Tags: Edmond Panaritigënjeupimequmesht

TË LIDHURA

Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë
Politikë

Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë

19:18 | 07/02/2026
Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

18:48 | 07/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €
Aktualitet

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Next Post
Surprizon moti/Rikthehen reshjet intensive, ç’parashikohet për pasditen e sotme?

Surprizon moti/Rikthehen reshjet intensive, ç’parashikohet për pasditen e sotme?

Rama pret Zaev: Mbështesim integrimin e Maqedonisë në BE

Rama pret Zaev: Mbështesim integrimin e Maqedonisë në BE

Historia e sulmuesit që lindi në “pozicion jashtë loje”

Historia e sulmuesit që lindi në “pozicion jashtë loje”







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

by mirseda
19:46 | 07/02/2026
0

Senati i Nju-Jorkut ka miratuar një rezolutë që nderon 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Rezoluta...

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

19:38 | 07/02/2026
Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë

Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë

19:18 | 07/02/2026
Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

18:48 | 07/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com