Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dhuna në familje/Raporti i frikshëm: 10 gra u vranë në 2017-ën në Shqipëri

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Dhuna në familje/Raporti i frikshëm: 10 gra u vranë në 2017-ën në Shqipëri

Rastet e dhunës në familje janë mjaft alarmante, ndërsa shumica e viktimave janë femra. Vetëm në 2017-ën, në Shqipëri janë vrarë 10 gra, si pasojë e dhunës në familje.

Referuar të dhënave të publikuara nga Policia e Shtetit, rezulton se çdo ditë në Shqipëri arrestohen dy meshkuj për shkak se kanë ushtruar dhunë fizike në familje dhe një në çdo tri gra përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj bashkëshortore.

Në 90% të vrasjeve nga krimi në familje autorët janë meshkujt, ndërsa shqetësues është fakti se pjesa më e madhe e rasteve mbetet pa u denoncuar.

Kjo do të thotë se përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha. Viktimat e shohin dhunën si një çështje private dhe jo çështje të drejtash ku hyn shteti, shoqëria, komuniteti. Jo të gjitha viktimat ose viktimat potenciale të dhunës në familje  në Shqipëri e kanë informacionin se e drejta e jetës është një e drejtë bazë e njeriut, e sanksionuar në Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara dhe Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian.

Në procesin jo të lehtë të afrimit të Shqipërisë me BE-në, respektimi i kësaj të drejte përbën një tregues për vëmendjen e institucioneve dhe shoqërisë ndaj fenomenit dhe vlerave mbi të cilat është ngritur BE, raporton Deutsche Welle.

Ambasadorja e Delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, në një takim me aktivistë të shoqërisë civile për të drejtat e gruas në Shqipëri duke iu referuar situatës aktuale theksoi se “gratë përbëjnë një nga vlerat, asetet më të mira që ka Shqipëria. Ato janë një kapacitet jashtëzakonisht i madh për Shqipërinë, i cili nuk po përdoret. Përgjegjësia bie mbi shtetin. Shteti duhet të sigurojë zgjidhje sistematike për probleme sistematike.”

Rezoluta e Parlamentit: Ndryshime ligjore, rritje e efektshmërisë së mekanizmave ligjorë

Një rezolutë e Parlamentit, ku ndër 140 anëtarë të tij, 40 janë gra deputete, i kërkon shtetit të marrë përgjegjësitë e tij për të ndryshuar situatën. Kërkesat kanë një rreze të gjerë. Ato fillojnë që nga propozimet që shteti duhet të bëjë për ndryshime ligjore deri tek ngritja e infrastrukturës së munguar institucionale dhe fuqizimin e asaj ekzistuese, si bazë për zbatimin efikas të kuadrit ekzistues ligjor për rastet e dhunës në familje. Rezoluta i kërkon qeverisë të rishikojë masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje dhe të ndryshojë situatën, ku viktima edhe pas marrjes nga gjykatat të urdhrit të mbrojtjes lihet të bashkëjetojë në të njëjtën banesë me dhunuesin pasi mungojnë strehëzat, qendrat sociale apo fondet që pushteti lokal t’u ofrojë apartamente me qira viktimave të dhunës dhe shmangur bashkëjetesën me dhunuesin pas denoncimit të tij. Qëndrimi në të njëjtën banesë i viktimës me dhunuesin ka rezultuar jo rrallë herë në vrasjen e gruas. Vëmendje të posaçme rezoluta i kushton rolit të qeverisë për fuqizimin ekonomik të grave nëpërmjet skemave të mbështetjes me grante nga shteti të viktimave të dhunës për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Milva Ekonomi: Edukimi qytetar dhe ndryshimi kulturor bazë për një shoqëri pa dhunë

Deputetja Milva Ekonomi, aktiviste e mirënjohur e shoqërisë civile për të drejtat e gruas, thotë për DË se në përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të situatës luan rol edukimi qytetar dhe ndryshimi i mendësisë patriarkale ku burri e sheh gruan si pronën e vet, mendësi që gjeneron marrëdhënie të dhunshme ndaj saj. “Sistemi arsimor duhet t’i kushtojë rëndësi të dorës së parë edukimit qytetar dhe paqësor të djemve dhe vajzave; që modeli i sjelljes së tyre gjinore t’i kundërvihet modelit patriarkal që ata mund të kenë në familjet apo komunitetet e tyre. Që nga arsimi parashkollor deri në arsimin e lartë duhet nxitur ndryshimi kulturor, edukimi qytetar me parimet e barazisë gjinore, respektin reciprok dhe kundërshtimin e stereotipeve për rolin e djemve dhe vajzave në shoqëri.”

Rezoluta i kërkon qeverisë që brenda muajit janar 2018 qeveria të paraqesë propozime konkrete për ndryshime ligjore, ashpërsim të parashikimeve ligjore për amnisti apo kushte lehtësuese të rasteve të dënimit për krimin në familje dhe angazhimin e strukturave të shtetit për të ndryshuar mendësinë dhe kulturën e shoqërisë ndaj stereotipeve të dëmshme gjinore për rolin dhe vendin e gruas në familje, komunitet, shoqëri.

Tags: 10 gradhunai frikshëmndaj graveraportite vrara

TË LIDHURA

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021
Ekonomi

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur
Aktualitet

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025
Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën
Aktualitet

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën

20:00 | 01/08/2025
Next Post
Video/Në motoçikletë nga Gjermania në Dubai … së bashku me maçokun e tij

Video/Në motoçikletë nga Gjermania në Dubai ... së bashku me maçokun e tij

Shfrytëzim prostitucioni kundrejt 50 mijë lekë, arrestohen dy gra në Durrës

Shfrytëzim prostitucioni kundrejt 50 mijë lekë, arrestohen dy gra në Durrës

“I lumtur që gruaja ime nuk është serbe”, Daçiç reagon ashpër ndaj…

"I lumtur që gruaja ime nuk është serbe”, Daçiç reagon ashpër ndaj...

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë
Sport

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

by mirseda
08:46 | 02/08/2025
0

Milani vijon kërkimin për një sulmues që të shoqërojë Santi Gimenezin në repartin ofensiv, ndërsa në pritje...

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com